TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, nën akuzë për shpërdorim detyre në dy raste, është nxjerrë nga qelia, pas rreth 9 muajsh, me vendim te Gjykatës së Posaçme. Ndaj Dakos, gjyqtarja e GJKKO, Flojera Davidhi, ka caktuar masën arrest shtëpie me mbikëqyrje policore 24 orë, pasi kanë kaluar afatet e paraburgimit.
Ka qenë ora 19:00 kur Dako i shoqëruar nga një makinë policie la burgun e Durrësit. Report Tv solli pamjet e këtyre momenteve. Jashtë e prisnin disa familjarë të tij të cilët e përqafuan dhe më pas makina e policisë ka vijuar drejt banesës ku ai do të qëndrojë në masën e sigurisë 'arrest shtëpie" me mbikqyrje policore.
Ish-kryebashkiaku nuk ishte vetë i pranishëm sot në mesditë në sallën e gjyqit në GJKKO, kur i mor vendimi i cili urdhëroi lirimi i menjëhershëm të ish kryebashkiakut të Durrësit pasi kanë përfunduar afatet e paraburgimit gjatë hetimeve paraprake.
Pasi u përgatit urdhri i ekzekutimit nga prokurori ish-kryebashkiaku u lirua nga qelia. Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në dy raste në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.
Vendimi i sotëm i GJKKO-së detyron Vangjush Dakon të mos largohet nga banesa e të mbikqyret 24 orë me polici.
"Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, bazuar në nenet 237, 238, 261-264 të Kodit të Procedures Penale, si dhe në vendimin njësues nr. 00-2021-1134 i Vendimit (62), datë 01.11.2021 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke qenë se kanë përfunduar afatet e paraburgimit gjatë hetimeve paraprake, me vendimin Nr. 133, datë 27.02.2024, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Vangjush Dako.
2. Konstatimin e mbarimit të afateve të paraburgimit të caktuar me vendimin nr. 57 akti, datë 06.06.2023 dhe vendimin nr. 61 akti, datë 08.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (ekzekutuar më datë 06.06.2023), lënë në fuqi me vendimin nr. 33, datë 18.07.2023 të Gjykatës së Posaçme e Apelit, për të pandehurin Vangjush Dako, duke mbetur kështu masa e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale pa fuqi ligjore.
3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i pandehurit Vangjush Dako nga institucioni i paraburgimit, nëse ai nuk mbahet për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale, nëse ndaj tij nuk ka masë sigurimi tjetër dhe nëse ai nuk ka dënim tjetër të pa vuajtur.
4. Caktimin e masës së sigurimit ndaj të pandehurit Vangjush Dako, i biri i Ilias dhe i Llambrinisë, i datëlindjes 29 Nëntor 1966, atë të “Arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal, 2 (dy) herë,
5. Detyrohet i pandehuri Vangjush Dako të mos largohet nga banesa e tij me adresë: Rr. “Aleksandër Goga” Ndërtesa Nr. 24, Hyrja Nr. 1, Durrës.
6. Zbatimi dhe mbikqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e të pandehurit Vangjush Dako, në harkun kohor 24 (njëzet e katër) orë" thuhet në vendimin e zbardhur të GJKKO.
Ne GJKKO vijon seanca paraprake
Ndërkohë vijon procesi për seancën paraprake që përcakton nëse cështja do të kalojëpër gjykim apo do i kthehet SPAK.
Seanca e radhës për Vangjush Dakon do të mbahet me datë 18 Mars ora 13:00, pasi sot nuk u paraqit akt ekspertimit topografik që GJKKO kishte urdhëruar SPAK për hetime shtesë për shëtitoren në bregdet, për të cilën SPAK pretendon se iu rrit vlera dhjetëfish, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh
Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi të bërë në vitin 2014 nga Bashkia Durrës për shërbim konsulence për projektin e Promenadës Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila. Më herët në shtator të 2013 është ngritur komisioni për caktimin e specifikimeve teknike, me detyrë projektimin, fondin limit, termat e referencës si dhe te gjitha specifikimet teknike për këtë procedure prokurimi.
SPAK thotë se nga ana e anëtarëve të Komisionit të ngritur nga Kryetari i Bashkisë Durrës atëherë Vangjush Dako, janë kryer gabim llogaritjet e fondit limit, me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të legjislacionit në fuqi.
Për të arritur në këtë përfundim, SPAK ka marrë analizën e bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por sipas Gjykatës organi i akuzës do të duhet ta verifikonte vetë një konkluzion të tillë. Për këtë arsye GJKKO ka kërkuar që SPAK të verifikojë faktet për vlerën reale të investimit dhe ato faktike.
Vangjush Dako ndodhej në paraburgim prej 6 qershorit 2023. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste, njëra ka të bëjë me shëtitoren e tjetra me dhënien e lejes së një pallatit 7 katësh por që u ndërtua 11 kate dhe u dëmtua nga tërmeti. Nën akuzë janë edhe 10 ish bashkëpunëtorë të tij.
Report TV ka siguruar pamje nga momenti kur Vangjush Dako lë ambientet e burgut të Durrësit pasi GJKKO i caktoi arrest shtëpie. Ai shihet teksa takohet me të familjarët nga patrulla e policisë që po bën transportimin e tij për në shtëpi. Të pranishëm për ta pritur në momentin e lirimit nga qelia kanë qenë edhe punonjës të administratës së bashkisë së Durrësit.
Mire thote Tur Shega, punet e veta. I mori ne qafe te burgosurit e tjere tani qe doli. Respetkte
PërgjigjuI duhen tashi per zgjedhjet e ardhshme hajduterit
PërgjigjuÇfarë ka më shumë Cosa Nostra me këto që ndodhin në Shqipëri. Del Gjushi nga burgu në arrest shtëpie, ndërkohë që dhe burgun e kishte bërë si shtëpi. Çdo komandë e jepte nga burgu për tendera e emërime në çdo sektor, rrinte në zyrë të drejtorit dhe zagarët i shkonin çdo ditë dhe i puthnin atë dorën që lante b…. Çdo gjë e planifikuar me detaje, që nga arrestimi për një çështje ordinere, ndërkohë që ka me mijëra zullume bashkë me lukuninë e vet, shkelja e afateve të paraburgimit me dashje nga të gjithë aktorët e drejtësisë nën dirgjimin e të madhit dhe Agaçit të vet. Dhe me këtë rast bëjnë gjoja sikur i bënë qejfin dhe Amerikës që e kishin shpallur të padëshirueshëm, duke i thënë që “ja e arrestuam të korruptuarin, por drejtësia e liroi”. Dhe prapë Padrinua i Madh është burrë shteti dhe vizionar, largpamës drejt parajsave fiskale, bashkë me Gjushin, Beqajn, Gjiknurin, e gjithë ushtrinë e patronazhistëve të shpërndarë në çdo qelizë të të ashtuquajturit shtet shqiptar.
PërgjigjuDOLI XHUXHI SE I DUHET PER ZGJEDHJE TE KOMANDOJ DHE TE BASHKOJ DURRESIN.... DHE AI PROFESIONIST PER KETE PUNE
Prit kur t dale i pafajshem e te kerkoi para,se e kane bere zakon... a thua se i mungojne parate,megjithate,duhet ta pranojme te gjithe qe paskan qene te zote me na hedhur hi syve... e meritojn cmimin oskar per regji
Shume mire kane bere! Nuk ka votuar ky popull per tu futur ne burg socialistet! Populli kerkon burg per Saliun dhe njerezit e tij!
PërgjigjuPopulli voton qe te futen ne burg te gjithe hajdutet, si te djeshmit ashtu dhe te sotmit, ashtu dhe te nesermit o militant i verbuar. Kushdo qe vjedh duhet te paguaje.
Ne Shqiperi mjer ai qe kapet duke vjedh energji elektrike apo ndonje pule se do besh burg kurse keta qe vjedhin miliona euro jane njerez te “ndershem “ dhe duhet te mos qendrojne ne burg
PërgjigjuEfekti i reformes ne drejtesi
Përgjigjuarmitekti i shkatarrimit te durresit me plazh,,lirohet,,kur duhej denuar me 100 vjet burg..
PërgjigjuDole e di vetë ti hajde në Vlorë më tako për Weekend.
PërgjigjuNese nuk jane hetime te plota perse e mbajtet ne paraburgim? Po nese del i pafajshem? Zgjat hetimet per Sali Dritaren 3 vite dhe pa konkluzion akuze, zgjat hetimet per Gjush Akulloren dhe ende pa mbaruar. Do mbylli ndonje hetim te plote Spak apo do na ktheje ne kohen e Llalles?
PërgjigjuNe Gines si kryebashkiaku me i korruptuar i Europes or teeeejjjjj
PërgjigjuBravo!
PërgjigjuVangjushi ka punuar me pasion dhe ndershmëri dhe ktë e di mir shumica e qytetarëve durrsakë
Përgjigjuhajde drejtesi hajde..
PërgjigjuKy eshte shteti i qelbesirave.
Përgjigju