Fatmir Mediu

Kronikë

Shtyhet seanca ndaj Mediut, shkak mungesa e avokatëve! Gjykata i gjobit me 50 mijë lek, pasi bëhen shkak për shtyrjen e procesit

11 Dhjetor 2024, 09:55| Përditesimi: 11 Dhjetor 2024, 09:58

  • Share

TIRANË - Shtyhet seanca ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut. Shkak u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës të cilët kishin paraqitur si arsye se ishin të angazhuar në procese të tjera.

Gjykata i gjobiti të dy ata me 5 mijë lekë të reja, për shkak se mungesa e tyre u bë shkak për shtyrjen e procesit. Një seancë më parë Mediu dhe avokatët kërkuan që ekspertët ushtarakë të paraqiteshin në seancën e kësaj të mërkure.

Katër ekspertët ishin paraqitur në Gjykatë ndërsa njëri prej tyre, Fatmir Bozdo, në moshën 72-vjeçare me probleme shëndetësore, i tha gjykatës se nuk mund të paraqitet herë tjetër.

Ky i fundit deklaroi se i qëndron akt ekspertimit ushtarak të bërë pas shpërthimit në Gërdec.

Seanca e radhës u caktua në datë 18 dhjetor ora 09.00. Mediu është marrë i pandehur për “shpërdorim detyre” të kryer në bashkëpunim

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/12/2024 01:22

    Kjo ishte nje mungese e arsyeshme deri ne nje fare pike.Perderisa ishin angazhuar ne nje ceshtje tjeter jane te justifikuar e nuk duheshin gjobitur,por nese avokateve u ishte caktuar data e /angazhimit/ne gjyqe te tjera para dates se kesaj seance te deshtuar te Mediut dhe nuk njoftuan gjykaten me perpara per kete /perplasje/ datash per gjyqe te ndryshme,atehere gjoben e kane hak.

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 11/12/2024 13:52

    Përse lodheni kot, ai e ka AVOKATIN.....JENI JU NJERZIT E DREJTËSIS.Plpulli thotë se drejtësia e vonuarështë drejtësi e munguat.Mos e tirni më

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 11/12/2024 11:23

    Sa të jetë SALEH mbi dhe' nuk drejtësi në ATDHE.Por edhe GJYKATA ËSHTË E TEËMBUR(TREDHUR) NGA KY HALE.! ÇOUNI SHQIPO MBRONI VARAN,NGA KËTA HAJDUTA & VRAËS SHARLATAN. ●SALIU,ZENI,NEDIU,BUMÇI..PO TALLEN ME NE,NDAJ RINIA PO IKËN SE NUK KA SHPRESË NGA SALEH+PD-HALE..!

    Përgjigju
  • Bhjnti: 11/12/2024 10:01

    Titulli ne perputhje me permbajtjen. Bravo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?