Redjan Rraja dhe Kejvina Kthjella

Shtyhet seanca për sekuestrimin i pasurive të Redjan Rrajës, mes tyre edhe Audi A8 i Kejvina Kthjellës! Mungon avokati i gruas së tij

24 Janar 2023, 10:51| Përditesimi: 24 Janar 2023, 10:56

  • Share

Gjykata e posaçme Apelit ka shtyrë për herë të tretw seancën për kërkesën e SPAK për konfiskime e pasurive të Redjan Rraja mes tyre dhe një makinë Audi model a8 për te cilën bashkëpronarë është Kejvina Kthjella.

As Redjan Rraja dhe as Kejvina Kthjella nuk ishin të pranishëm e ndërsa seanca e shty për arsye se nuk ishte e paraqitur avokatja Kristina Marku e cila përfaqëson interesat e Marsela Bibës, bashkeshortja e Redjan Rrajes. Nga ky hetim tashme gjykata vendosi përjashtimin e avokates Marku dhe vendosi qw çështjen ta ndjek avokati Edvis Gorishti. seanca e radhës është lënë me 31janar ora 08:00.

Që në tetorin e kaluar Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që të konfiskoje pasuritë e sekuestruara në vitin 2021 të Redjan Rrajës, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Mes pasurive të sekuestruara është edhe një makinë e cila ishte në përdorim të modeles Kejvina Kthella. Ndër të tjera SPAK kërkon që shtetit t’i kalojnë 1 apartamenti, 2 garazhe, 2 makina, dy pasuri truall me sipërfaqe 30 m2 dhe 127.5 m2, një orë 'Rolex' dhe si dhe 2750 euro.

Redjan Rraja është në burg lidhur me atentatin në vitin 2019 ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja, ku akuzohet për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal, vjedhje dhe kryerja e veprave penale si grup kriminal.  Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?