Emiljano Shullazi dhe grupi i tij

Kronikë

Shtyhet sërish gjyqi për Emiljano Shullazin, pretenca në 11 shtator

31 Korrik 2018, 09:56| Përditesimi: 31 Korrik 2018, 09:58

  • Share

TIRANË-Është shtyrë për të pestën herë seanca e dhënies së pretencës për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Kësaj here, shkak për shtyrjen e dhënies së pretencës është bërë mungesa e avokatëve të palës mbrojtëse. Seanca e radhës në ngarkim të Shullazit dhe grupit të tij do të zhvillohet në 11 shtator. Gjyqi për të 5 të pandehurit është në fazën e konkluzioneve. Gjykata ka pezulluar afatet e paraburgimit për të pandehurit.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?