TIRANË- Në Gjykatën e Elbasanit i pandehur për vrasjen e Pjerin Xhuvanit është ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj. Këtë të martë, seanca u zhvillua në mungesë të tij, ku prokuroria kërkoi miratimin e listës me emrat e 68 dëshmitarëve.
Bie në sy mungesa e Gazment Bardhit, i cili në 2021-in ishte kryesues i listës së deputetëve në Elbasan e po kështu ishte i pranishëm gjatë përplasjes së armatosur per blerjen e votave. Avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me listën, ndaj seanca e radhës u la për më datën 9 janar 2023.
Report Tv ka siguruar listën me 68 dëshmitarë, që kryesohet nga kandidati i Rithemelit për kryetar Bashkie të Kamzës, Arjan Hoxha. Po kështu janë emrat e gjithë antarëve të Strukturës për Mbrojtjen e Votës, si Erald Guga e Pavlo Vuksani. Nga grupi rival, bie në sy emri i eksponentit të PS-së, Mehmet Greca, që PD-ja e akuzonte se blinte vota per PS-ne bashkë me viktimën, Pjerin Xhuvani.
Në përplasjen e armatosur të 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona që tashmë do të thirren si dëshmitarë në gjyq, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe efektivja e policisë, Xhensila Sota. Paplekaj ka pranuar krimin duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje, por akuza e prokurorise eshte me e rende: Vrasje ne rrethana cilesuese.
Sakaq, Klemet Xhaferri, një person me precendete të theksuar kriminal shpallur në kërkim prej dy vitesh nga policia është përfshirë në këtë listë me 68 emra që prokuroria e cilëson dëshmitar në krimin e rëndë zgjedhor. Për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, përpos ish-efektivit të RENEA-s,Arbër Paplekajt në gjykim janë ish-drejtuesit e policisë, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Avokatja, Rezarta Tahiraj e cila përfaqëson të afërmit e viktimës tha se seanca e rradhës do mbahej në datën 9 janar dhe se duhej që të hetohej edhe përgjegjësia e policëve të cilët ishin të pranishëm në vendngjarje por nuk parandaluan dot krimin e rëndë.
"Jam shumë e kënaqur që trupi gjykues vendosi të aprovojë kërkesën time për t’u krijuar si palë civile edhe bashkëshortja e viktimës. Në këtë betejë, në të cilën përfaqësoj të drejtat e familjarëve të viktimës është e nevojshme që të verifikohet e vërteta në çdo aspekt të saj sepse vetëm kështu mund të bëhet drejtësi e vërtetë.
Avokatja Tahiraj përfundoi duke pohuar “në këtë proces do të duhet të vlerësohet përgjegjësia e shumë policëve që ishin të pranishëm në vrasje dhe nuk ndaluan që i afërmi i të asistuarve të mi të mos ishte vrarë. Dhe mbi të gjitha duhet të vlerësohet përgjegjësia e atij që atë ditë në Elbasan kishte mbërritur i armatosur me pistoletë dhe vrau mjekun dhe aktivistin politik Pjerin Xhuvani”-deklaroi Tahiraj.
Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi. Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.
LISTA E DËSHMITARËVE
Arjan Xhavit Hoxha; Erjon Ramadan Demushi; Nuredin Jakup Kasma; Roland hajdar Xhepa; Julian Njazi Mata; Taulant Tonin Ymeri; Erald Naim Guga; Pavlo Fran Vuksani; Emiljan Ernest Prenga; Mehmet Eduart Greca; Paolo Zamir Tupi; Ergys Hilmi Muzhaqi; Renaldo Atlet Bodeci; Erion Luftier Ismaili; Dashamir Agim Llamaj; Kreshnik Thimi Gjecka; Mentor Limon Sopjani; Ymer Halit Xhaferri; Ilir Thanas Beko; Erlin Petraq Roci; Indrit Asqeri Kalemaj; Kristian Faik Kotorri; Ledio Maqo Pine; Bajram Ibrahim Duja; Bashkim Xhemal Shata; Nazmi Sulejman Tanushi; Gentjan Muhamet Nuredini; Fatmir Safet Murati; Denis Lirim Berisha; Nentore Zenel Xhika; Aleksandër Kujtim Bragjeci; Rrapush Kamer Skilja; Krenar Zenel Guce; Aldion Agim Panxhi; Suela Apostol Vishocica; Marsel Agron Rroka; Mario Petrit Cela; Fatmir Lutfi Doci; Jurgen Xhavit Likrama; Ervis Agim Likrama; Erist Mustafa Selami; Olsian Hajdar Pusha; Nikoleta Llazar Kallajxhiu; Klajdi Ylli Beqiri; Anxhi Bashkim Muca; Ruzhdi Haxhi Balla; Santiliano Kujtim Xhika; Roland Sotir Mile; Ferdinant Selim Sharra; Arben Fatmir Drazeza; Klodian Enver Cuku; Orges Kadri Sinani; Alketa Xhelal Ndreu; Fatjon Refik Kuka; Xhelal Voci; Petrit Njazi Kallo; Mentor Refik Peqini; Luan Muharrem Tabaku; Riza Zenel Mujaj; Miles Selim Kurti; Xhensila Arjan Sota; Donald Zane Zane; Eltjon Fatos Bodinaku; Fatmir Safet Murati; Gentian Sharra Klement Xhaferir’; Marsel Xhevat Musaj; Klevis Pirro Jani; Klajdi Ylli Beqiri.
Arjan Hoxha është një prej dëshmitarëve që është thirrur për të dëshmuar në seancën e 9 janarit ndaj Arbër Paplekajt. Hoxha nuk është një emër i panjohur pasi së fundmi ka fituar zgjedhjet në primaret e Rithemelimit për kandidatin që do garojë për bashkinë e Kamzës ku edhe u shpall fitues.
Ai ka qenë i pranishëm në krimin e rëndë të ndodhur në 21 Prill të vitit 2021 ku Arbër Paplekaj vrau Pjerin Xhuvanin.
Mehmet Greca është gjithashtu në listën e dëshmitarëve. Kujtojmë se Greca u akuzua se po blinte vota për PS-në, gjë që më pas shkaktoi edhe përplasjen me armë që solli vdekjen e mjekut Xhuvani. Greca nga ana tjetër i ka mohuar akuzat që janë bërë ndaj tij duke deklaruar se ishin të pavërteta dhe duke shtuar se ishte marrë peng nga mbështetës të Partisë Demokratike.
Janë thirrur për të dëshmuar të gjithë policët që ishin të pranishëm në vendngjarje. Po ashtu lista përfshin edhe banorë të zonës të cilët me dëshmitë e tyre mund të zbardhin detaje të rëndësishme për prokurorët.
LISTA E DËSHMITARËVE
Arjan Xhavit Hoxha; Erjon Ramadan Demushi; Nuredin Jakup Kasma; Roland hajdar Xhepa; Julian Njazi Mata; Taulant Tonin Ymeri; Erald Naim Guga; Pavlo Fran Vuksani; Emiljan Ernest Prenga; Mehmet Eduart Greca; Paolo Zamir Tupi; Ergys Hilmi Muzhaqi; Renaldo Atlet Bodeci; Erion Luftier Ismaili; Dashamir Agim Llamaj; Kreshnik Thimi Gjecka; Mentor Limon Sopjani; Ymer Halit Xhaferri; Ilir Thanas Beko; Erlin Petraq Roci; Indrit Asqeri Kalemaj; Kristian Faik Kotorri; Ledio Maqo Pine; Bajram Ibrahim Duja; Bashkim Xhemal Shata; Nazmi Sulejman Tanushi; Gentjan Muhamet Nuredini; Fatmir Safet Murati; Denis Lirim Berisha; Nentore Zenel Xhika; Aleksandër Kujtim Bragjeci; Rrapush Kamer Skilja; Krenar Zenel Guce; Aldion Agim Panxhi; Suela Apostol Vishocica; Marsel Agron Rroka; Mario Petrit Cela; Fatmir Lutfi Doci; Jurgen Xhavit Likrama; Ervis Agim Likrama; Erist Mustafa Selami; Olsian Hajdar Pusha; Nikoleta Llazar Kallajxhiu; Klajdi Ylli Beqiri; Anxhi Bashkim Muca; Ruzhdi Haxhi Balla; Santiliano Kujtim Xhika; Roland Sotir Mile; Ferdinant Selim Sharra; Arben Fatmir Drazeza; Klodian Enver Cuku; Orges Kadri Sinani; Alketa Xhelal Ndreu; Fatjon Refik Kuka; Xhelal Voci; Petrit Njazi Kallo; Mentor Refik Peqini; Luan Muharrem Tabaku; Riza Zenel Mujaj; Miles Selim Kurti; Xhensila Arjan Sota; Donald Zane Zane; Eltjon Fatos Bodinaku; Fatmir Safet Murati; Gentian Sharra Klement Xhaferir’; Marsel Xhevat Musaj; Klevis Pirro Jani; Klajdi Ylli Beqiri.
Prokuroria e Elbasanit ka bërë publike emrat e 68 dëshmitarëve të cilët do të dëshmojnë në seancën gjyqësore të Arbër Paplekajt që do të mbahet në datën 9 janar të vitit 2023.
kjo eshte partia e rithemelimit qe kane lyer duart me gjak shqitaret duan drejtesi dhe drejtesia duhet te veproj sipas ligjit se ligjet i kemi por nuk veprohet per te gjithe njelloj
PërgjigjuBardhi dhe Hoxha jane organizatoret e paramilitareve te te PD . Gaz Bardhi thojne qe e mshehu vrasesin e Xhuvanit dhe pengoi policin per arrestimin
PërgjigjuVrasja qe kreu ish efektivi i policise eshte e pa tolerushme dhe ky duhet bere shembull ne menyre qe policet ta kuptojne mire se cdo te thote te jesh i depolitizuar.
Përgjigju