Kronikë

Shtyhet sërish seanca për Kelmend Balilin, avokati kërkon kohë

23 Prill 2019, 12:27| Përditesimi: 23 Prill 2019, 13:56

  • Share

Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Klement Balilin, i njohur si "Eskobari i Ballkanit". 

Shkak është bërë pasi avokati avokati Theodhori Sollaku kërkoi kohë të njihet me aktet e prokurorisë, pasi janë voluminozë dhe nuk i ka marrë në dorëzim. Kjo pasi fashikulli i prokurorisë ka volum prej 1100 faqesh.

Seanca e radhës u caktua më 7 maj ora 11:00. Ndërkohë mësohet se Balili ishte i pranishëm në seancë.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar më herët kërkesën e Balilit për të përfituar gjykim të shkurtuar duke reduktuar dënimin e tij nga 18 në 12 vite.

Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Balili u vetëdorëzua mëngjesin e 15 janarit në policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati. Sipas prokurorisë, Balili dyshohet se ka qenë një nga financuesit, ndërsa autoritetet greke nxorrën përfshirjen e tij në trafikimin e një sasie prej 700 kilogramësh kanabis sativa nga Saranda drejt ishullit Zakinthos në Greqi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?