Ekonomi

Shtyhet taksa për gazin, shkak kriza energjetike, Shalsi: Futet në fuqi në korrik 2022

22 Nëntor, 21:07| Përditesimi: 22 Nëntor, 21:16

TIRANË- Si pasojë e krizës energjetike qeveria ka vendosur të shtyjë taksën për gazin që është parashikuar në 6 lekë për litër. Vendimi u bë i ditur nga kryetari Eduard Shalsi në Komisionin e Ekonomisë ku diskutimet u shoqëruan me debate të shumta mes maxhorancës dhe opozitës.

“Janë 670 mijë pensionistë në Shqipëri, po kaq shumë në pamundësi financiare për të përballuar çmimet, kështu që akciza e gazit duhet parë në mënyrë të padiskutuar. Nuk mund të lihen këto kategori që janë konsumatorët më të mëdhenj të gazit në një kohë që çmimi energjisë po rritet. Këtë gropë mund ta merrni tek produktet e luksit, rrisni akcizën tek ato te birra apo pijet me gaz. Ka plot produkte ku mund të merrni këtë shumë që do të mungojë në buxhet”, u shpreh deputeti i PD-së Arbi Agalliu. 

“Duke u nisur nga situata energjetike, u gjykua që efektet e këtij ligji, pra të taksën të s’postohen dhe të hyjnë në fuqi në datën 1 korrik të vitit 2021, duke parashikuar që aty nga pranvera çmimet e energjisë do të stabilizohen. Ne do ta rihapim si debat nga maj apo qershori që të bëjmë dhe një diskutim mbi situatën konkrete” u përgjigj Eduard Shalsi.

Propozimi për vendosjen e taksës erdhi nga qeveria si pjesë e paketës fiskale pasi qytetarët kanë abuzuar dhe kanë marrë gaz për konsum familjar dhe e kanë përdorur për mjetet.

Pritet që pas miratimit të këtij vendimi vendosja e taksës të reflektohet edhe tek rritja e çmimit të gazit që përgjatë këtij viti është dyfishuar. Nëse gazi deri në fillim të këtij viti ishte deri në 50-60 lekë për litër, sot arrin në 89 lekë, duke pësuar një shtrenjtim me 30-40 lekë.

Akcizë për gazin kanë paguar vetëm drejtuesit e mjeteve, ndërsa tani do të paguajnë të gjithë. Një vendim i tillë pritet të rrisë të ardhurat në buxhet që mblidhen nga akciza me rreth 375 milionë lekë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni: