Hekuran Marku dhe Saimir Tahiri

Shtyhet vendimi në GJKKO për ish-truprojën e Saimir Tahirit, SPAK kërkon 12 vite burg

4 Nëntor 2022, 12:24| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 12:32

  • Share

Shtyhet vendimi për ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Hekuran Marku, në Gjykatën e Posaçme për mungesë të avokatit mbrojtës. SPAK kërkoi për të pretencë, dënimin me 12 vite burg, teksa procesi është në fazë vendimi në Shkallën e Parë të GJKKO. Hekuran Marku u arrestua në Gjermani me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

Marku u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”, në të cilin u vendosën në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

Marku u vu në pranga në gusht të vitit 2021, ai ishte pjesë e grupit të shoqërimit të Saimir Tahirit, në kohën kur ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, në vitet 2014, 2015 dhe 2016. Në atë kohë, sipas SPAK, Marku bashkëpunoi me katër italianë dhe një bashkëkombas, Eltjon Bregun, në trafikimin e rreth 1 ton kanabis drejt Italisë me kolegun e tij Agustin Deda.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e operacionit “Shpirti”, me 31 të pandehur që akuzohen për trafikim narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Mes tyre janë edhe pesë funksionarë publik, duke filluar nga prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shef i trafikqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqi, Festim Lelaj funksionarë shtetërorë  të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre. Mes të dërguarve për gjykim janë edhe dy truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku,  njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në 'skemën' e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Duçellari.

31 të pandehurit e operacionit ‘Shpirti’:  Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kambëri, Bernard Tahiraj, Marenglen Çaçi, Erind Hysomemaj, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni (Elton) Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Saimir Kurti, Malton Lleshi, Shkëlzen Daci, Eltjon Bregasi, Paul (Agustin) Deda, Hekuran Marku, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyftari, Artan Zylyftari, Luan Zylyftari, Elton Hamza, Mariglen Shusha, Donial Drolli, Maksim Sota, Ilirjan Balla, Artur Krasniqi, Festim Lelaj.

Më parë janë dërguar për gjykim: Ilirjan Duçellari, Aurel Kalari, Kleo (Piro) Bregu, Orhan Duçellari, Julian Bejdollari, Rexhino Muçaj, Robert Myftari, Alban Koshi, Mariglen Duçellari. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?