Adnor Shameti, deputet i PS tha se mazhoranca do i qëndrojë drafti të paraqitur për lista e hapura dhe se ai është qëndrimi zyrtar i kësaj partie. Shameti tha në "5 pyetje nga Babaramo" se 5 qershori dhe 30 korriku njihen dhe do zbatohen siç janë dhe se ato nuk kundërshtojnë njëra-tjetrën, por janë komplematere të njëra- tjetrës.
"Qëndrimi i PS ka qenë i qartë në drafti e paraqitur nga zoti Gjiknuri që në vetvete e ka trajtuar në mënyrë të detajuar çfarë kërkon. I takon Këshillit Politik që të diskutojë dhe sqarojë këtë nisëm përfundimtare të opozitë jashtëparlamentare dhe në finale të ushtrohet rruga që rregullorja e legjislacioni shqiptar njeh. 5 qershorit dhe 30 korriku nuk kanë asgjë kundër njëra-tjetrës, por janë komplementare", tha Shameti
Sipas Shametit 30 korriku ishte i nevojshëm pasi nuk mund të kalonte një 5 qershor pa hapjen e listave që ishte kusht për opozitën parlamentare. Ai tha se PS nuk i kishte votat vetëm duke bërë krahasimin se "me gjithë dëshirën që tango të kërcehej dyshe këtë radhe është dashur të kërcehej treshe pasi nuk mund të kalohej dot 5 qershori pa opozitën parlamentare".
"Me gjithë respektin për faktorin ndërkombëtar ne do i qëndrojmë edhe 5 qershorit dhe 30 korrikut ashtu siç e kemi kaluar dhe sot është një ligji detyrueshëm për zbatim nga të gjithë ne. Zbatimi i 5 qershorit është realist dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë", tha Shameti.
Në lidhje me koalicionet Shameti tha se ato nuk ndalohen por me listat e hapura nuk mund të ketë më lista të përbëra por një të përbashkët, pasi për të nuk ka një model botëror që të hapen listat dhe të ketë koalicione të përbëra.
"Koalicionet lejohen për brenda një liste të përbashkët ku dy ose më shumë subjekte politike mund të mblidhen së bashku nën drejtimin e një drejtuesi të asaj liste që do të jetë formalisht përfaqësuesi zyrtar. Ajo që ka ndodhur është se nuk trajtohen më koalicionet në nivel Kushtetues po i lihet kodit Zgjedhor. Mënyra si është trajtuar e bënë të pamundur hyrjen në koalicion me lista të përbëra pasi janë miratuar listat e hapura. Nuk ka një shtet që të ketë këtë lloj sistemi, nuk kemi një model, në draftin e PS është varianti më i mirë si modele duke marrë vendet më të përparuar dhe me sistemin zgjedhor me demokratik", tha Shameti.
Dje ishte te pytjet Murrizi, shoku Shametit. Sot, Shameti, shoku Murrizit.
PërgjigjuMe qesharake se sa kaq vetem Pitkini eshte!!
Përgjigju