TIRANE-Të gjithë qiramarrësit individë, studentë dhe biznese të vogla që janë të prekur nga masat e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit në vend do t’ju pezullohet pagimi i qirasë për 2 muaj, prillin dhe majin, dhe detyrimin e prapambetur do ta paguajnë pas 31 majit.
Në Akti normativ nr. 12, datë 2.4.2020 për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar, theksohet këto tre kategori që kanë një dokument që vërteton që kanë kontratë qiraje do të mund të përfitojnë nga ky vendim i qeverisë, dhe se ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Individët do të përfitojnë vetëm nëse kanë kontratë pune por e kanë pezulluar apo zgjidhur atë si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19. Po ashtu edhe studentët të cilët kanë një kanë kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës– qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.
Përfitues do të jenë edhe bizneset e vogla me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë, të cilëve iu është pezulluar aktiviteti me vendim qeverie. Të 3 këto kategori duhet të disponojnë një dokument që vërteton se janë në një marrëdhënien kontraktore qiradhënës– qiramarrës, përpara se të shpallej gjendja e pandemisë. Ndërkohë detyrimi i prapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet nga qiramarrësi, në mënyrë proporcionale dhe të dakordësuar me qiradhënësin, pas muajit maj 2020.
Ndërsa për ato kontrata që përfundojnë përpara afatit 31 maj 2020, detyrimi i prapambetur do të paguhet nga qiramarrësi brenda tre muajve pas datës 31 maj 2020. Në rast se qiradhënësit nuk respektojnë këtë vendim do të dënohen me gjobë në masën e pesëfishit të qirasë mujore përkatëse. Sipas ligjit, individët që kanë dhënë apartamente apo prona me qira janë të detyruar që të paguajnë 15% të shumës si tatim mbi të ardhurat.
KUSH PËRFITON NGA AKTI NORMATIV?
1- Individët që janë të papunë si pasojë e masave kundër COVID-19
2- Bizneset e vogla me xhiro nga 0-14 milionë lekë
3- Studentët që kanë një kontratë qiraje
MASAT NDËSHKUESE
Qiradhënësit gjobiten me 5-fishin e qirasë që marrin nga këto kategori
Shembull: Në rast se qiradhënësi ka dhënë me qira një objekt për 100 mijë lekë, dhe respekton vendimin do të gjobitet me 500 mijë lekë.
SI DO TË SHLYHET DETYRIMI?
Detyrimi i prapambetur nga tre kategoritë që përfitojnë do të paguhet me këste pas 31 majit
Për kontratat që përfundojnë përpara afatit 31 maj 2020, detyrimi do të shlyhet brenda tre muajve pas datës 31 maj 2020