Arrestimi i Giovanni Brusca më 1992

Bota

Shtypi butonin e bombës që vrau prokurorin Falcone, lirohet plotësisht pas tre dekadash Giovanni Brusca! 'Derri' merrte urdhra nga Toto Riina e Provenzano

5 Qershor, 16:55| Përditesimi: 5 Qershor, 19:40

  • Share

Itali- Ai u akuzua dhe dënua si njeriu që shtypi butonin dhe shpërtheu eksplozivin qindra kilogramësh, të vendosur poshtë një rruge në Palermo në vitin 1992 në Itali që u hodh në erë (Masakra e Capaci), ku mbeti i vrarë në atentat prokurori italian Giovanni Falcone, gruaja e tij dhe disa oficerë truproja.

Por pas arrestimit në vitin 1996 në një ‘gjurmim’ që zgjati për katër vite, Giovanni Brusca, vrasësi i Falcones, ka përfunduar 4 vjet lirim me kusht pas lirimit në vitin 2021 dhe tani është plotësisht njeri i lirë.

Ai merrte urdhrat nga bosi i "Cosa Nostra”, Toto Riina (Salvatore) dhe më tej pasardhësi Bernardo Provenzano. Pseudonimet e tij të njohura ishin "u verru" në dialektin siçilian, ose 'il porco', (derri).

“Bosi i mafias Giovanni Brusca, një nga gangsterët më famëkeq të Italisë, është plotësisht i lirë pasi kreu katër vjet lirim me kusht të vendosur ndaj tij pas lirimit nga burgu në vitin 2021”, inmformoi sot agjencia italiane ANSA.

Ndër të tjera në “CV-në” e tij kriminale, Brusca, aktualisht 68 vjeç, aktivizoi eksplozivin që vrau prokurorin antimafia Giovanni Falcone në vitin 1992, mbyti dhe e treti në acid Giuseppe Di Matteo, djalin adoleshent të një informatori të mafias.

Brusca u arrestua në maj 1996 dhe u dënua me burgim të përjetshëm për më shumë se dhjetëra vrasje, përfshirë atë të Falcones, gruas së tij Francesca Morvillo dhe tre oficerëve të policisë në maj 1992. Por pas tre dekadash burgosjeje, ai tashmë është i lirë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?