Këshilli i Legjislacionit miraton raportin për shtyrjen e afateve të vettingut vetëm me votat e PS-së! LSI voton kundër, deputetët e PD bojkotuan votimin 

21 Janar 2022, 13:22| Përditesimi: 27 Janar 2022, 10:12

  • Share

Vetëm me votat e maxhorancës komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit miratuan raportin për shtyrjen e afateve të institucioneve të Vettingut deri në 31 dhjetor të 2024. E vetmja që votoi kundër nismës së ndërmarrë nga përfaqësuesit e PS ishte deputetja e LSI-së Erisa Xhixho, ndërsa deputetët e tjerë të opozitës bojkotuan votimin. Xhixho tha se nuk ishin kundër zgjatjes së afateve të vettingut, por jo për zgjatje afati të personave që janë anatemuar në dhënien e drejtësisë me dy standarde.

“Vendimet e tyre janë apeluar në KPA. Nëse ne mbështesin institucionet e reja të drejtësisë, duhet të marrim përgjegjësinë edhe për individët që ushtrojnë këtë detyrë”.- tha deputetja e LSI-së Erisa Xhixho.

Ndërsa ish ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj duke kërkuar miratimin e draftit me votë unanime, tha se kjo çështje nuk duhet të kthehet në politike, pasi është tërësisht teknike.  

“Standardet e vendosura nga kpk dhe kpa, garantojnë paanësinë ndaj atyre që do të jenë pjesë e procesit. Nuk mund t’i lejojmë vetes që të bëjmë një ndryshim apo të cënojmë parimin e pavarësisë publike. Reforma në drejtësi ndali në  kapjen e institucioneve të drejtësisë nga politika”.- tha Gjonaj.

Relatorja Klotilda Bushka tha gjatë diskutimeve se drafti është konsultuar me grupet e interesit dhe se nisma është në përputhje me Kushtetutën. Afatet e insticioneve të Vettingut, Komisionit të pavarur të Kualifikimit dhe Komisionit të Posaçësm të apelit, sipas ligjit në fuqi përfundojnë në 17 qershor të këtij viti. Raporti i Këshillit të Legjislacionit do t'i paraqitet seancës plenare për tu provuar për tu miratuar ndryshimet kushtetuese me 94 vota. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?