Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca përshëndet vendimin e qeverisë për shtyrë votimin e dekretit të Presidentit për paketën anti-shpifje. Soreca tashmë inkurajon autoritetet shqiptare të adresojnë shqetësimet. "Ne e mirëpresim vendimin e mazhorancës në pushtet për të shtyrë votën për ligjin për median. Presim mendimin e Komisionit të Venecias dhe inkurajojmë autoritetet të adresojnë shqetësimet e organizatave të mediave dhe komunitetit ndërkombëtar" shkruan ai.
Lajmi kryesor: