Politikë

Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura për Kuvendin e ri, Bardhi: Shkelje flagrante e Kushtetutës

26 Qershor, 10:19| Përditesimi: 26 Qershor, 11:27

  • Share

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në nisje të seancës plenare, tha se Kuvendi ka shkelur Kushtetutën me shtyrjen e raportimit të institucioneve të pavarura për në legjislaturën e re.

“Konferenca e kryetarëve miratoi kalendarin e raportimeve të institucioneve kushtetuese përfshirë të drejtësisë në mënyrë të pakonsultuar dhe pa dhënë shpjegim, kuvendi dhe komisionet kanë anuluar raportimin e institucioneve të pavarura në kuvend, duke e shtyrë në legjislaturën tjetër. Ne pas datës 8 korrik nuk miratojmë dot ligje por s’na ndalon dot kushtetuta që kuvendi të vijonte punën me dëgjesat e institucioneve të pavarura.

Duhet të vijohet me kalendarin e raportimeve të institucioneve të pavarura. Duhet të vijnë në Kuvend, dhe të ketë mundësinë për të lëshuar rekomandime për përmirësimin e punës së tyre. S’mund të mbyllni kuvendin për llogaridhënien e tyre. Vendimi juaj është shkelje flagrante e kushtetutës dhe të afateve që përcakton rregulloja e kuvendit.”, tha Bardhi.


Lajmi kryesor:

Sherr në Kuvend për Avokatin e Popullit! PD: Rama s'pranon kandidaturën tonë! PS: U takon juve propozimi, por jo arbitrarisht! Ta ribëjmë procesin


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?