Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për shtyrjen e zgjedhjeve në katër komuna të veriut të vendit. Duke folur në emër të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimti Europian, ai e ka vlerësuar vendimin si konstruktiv pasi kontribuonte në arritjen e një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës.
“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës dhe liderëve të partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve komunale dhe për kryetar komunash në katër komunat veriore në këtë kohë”, ka shkruar Szunyog.
“Ky vendim konstruktiv avancon përpjekjet për të promovuar një situatë më të sigurt në veri, e cila është kyçe për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar shefi i BE-së në Kosovë.
Lajmi kryesor:
Barrikada në rrugë e të shtëna armësh, tensionet prekin kulmin në Kosovë! Vuçiç kërcënon me futjen e ushtrisë serbe! Kurti: Përgjigjemi me gjithë forcën
B.V/ReportTv.al