Nervozizmi i Arda Turan

Sport

Shtyu arbitrin, dënim ekzemplar për yllin e futbollit turk Arda Turan

10 Maj 2018, 19:23| Përditesimi: 10 Maj 2018, 19:24

  • Share

Nga Atletico Madrid te Barcelona, më pas rikthimi në Turqi me Basaksehir e përjashtimi nga kombëtarja dhe tani vjen dënimi ekzemplar për yllin e futbollit turk.

Një moment nervozizmi i ka kushtuar shumë shtrenjtë Arda Turan, i cili nuk e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e tij të parë pas rikthimit në vendlindje.

Futbollisti është pezulluar sot për 16 ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës Turke, për gjestet e tij në ndeshjen e fundit ndaj Sivaspor në kampionat.

Turan shtyu vijërojtësin në shenjë nervozizmi pasi ky i fundit nuk sinjalizoi një faull që kishte ndodhur pak hapa larg tij. Për këtë ai, u ndëshkua menjëherë me një karton të kuq.

Ish-futbollisti i Atletico Madrid dhe Barcelonës nuk u ndal aty, pasi edhe shau e pastaj kërcënoi gjyqtarin ndërsa po dilte nga fusha e lojës, gjë që ka përkeqësuar situatën.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?