'Shuan' ëndrrën amerikane! Veprimi që bëri shqiptari fitues i lotarisë i rrezikon 3 vite burg

22 Gusht 2019, 16:52| Përditesimi: 22 Gusht 2019, 17:22

  • Share

TIRANE - Një 41-vjeçar shqiptar nuk ka mundur të shijojë ëndrrën amerikane, edhe pse fitoi lotarinë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Agron Selmani, u arrestua ditën e djeshme nga forcat "Shqiponja" në Tiranë, kur sapo doli nga ambasada amerikane në kryeqytet ku ishte paraqitur për intervistën për të marrë vizën.

Ishte Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS që zbuloi se mes dokumenteve që kishte dorëzuar për të marrë vizën përmes lotarisë, Selmani kishte edhe një diplomë të shkollës së mesme "Jordan Misja" në Shkodër. Diploma rezultoi të ishte false, pasi 41-vjeçari nuk kishte qenë asnjëherë në këtë shkollë.

Gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar se dëftesën e pjekurisë të shkollës së mesme e ka të falsifikuar pasi nuk ka përfunduar arsimin e mesëm.

Shërbimi Diplomatik i Sigurisë është degë policore e Departamentit Amerikan dhe është përgjegjës për hetimin e të gjitha aplikimeve për pasaporta e viza. Falsifikimi e mashtrimi me vizat konsiderohet një krim i rëndë në SHBA, dhe që parashikohet gjithashtu si vepër penale edhe në Kodin Penal shqiptar.

41-vjeçari rrezikon dënimin deri në tre vjet burgim për veprat penale të "Mashtrimit" dhe "Falsifikimit të dokumenteve shkollore".

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Met: 22/08/2019 19:48

    Skan punë tjeter keta por te arrestojn fukarenjt qe ikin per buken e gojes!!! Kan nxjerr dhe nje rregull që ata qe marrin perkrahje sociale nga shteti (dmth ate 3mij lekshen e pjerdhur) nuk kan te drejt te marin vize amerikane. Per çfar endrre amerikane flasin kur fukarenjt privohen nga nje vize e thjesht!!!??? Arrestoj shqiptarin per nje dëftes, ndersa presidenti tyre nuk deklaron taksat e 20 vjeteve te fundit, kjo ësht hipokrizi!

    Përgjigju
  • Vlonjati: 22/08/2019 18:08

    Sa gjyna pse nuk e lane te iki?

    Përgjigju
    • Selenice: 22/08/2019 20:10

      Si more ta lënë të ikë e ke mendjen në vend? Me 8 klasë shkollë? Sa shkollë ke ti apo vetëm hashon di?

  • Faiku Prifti i Vlores: 22/08/2019 17:55

    Per cilen ender e keni fjalen, per hamallerine? Amerika kokat i mer pa lloto! Gjith të tjeret qe shkojne më lloto jane hamej dhe vetem hamej!

    Përgjigju
    • Ehhh: 22/08/2019 20:55

      Po dihet ajo, ata qe jane te zgjuar e gjejne punen pa llotari

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?