Papa Françesku ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare, pasi shëndeti i tij ishte përkeqësuar pas betejës me pneumoninë e rëndë që e mbajti mbi 1 muaj në spital.
Për të folur për figurën dhe kontributin e tij, ditën e sotme ishte i ftuar në Report Tv me gazetarin Denis Minga, ish- ambasadori i Shqipërisë në Vatikan, Zef Bushati, i cili tha se ai ka lënë gjurmë të mëdha në botë.
Ai u ndal tek një nga deklaratë e papës se nëse industria e luftës nuk do të prodhonte për një vit do të zhdukej varfëria në botë, e cila sipas tij u censurua pasi cënonte industrinë e luftës.
‘Edhe në këtë aspekt ai la gjurmë, ai kishte dëshirë që të takohej me Putinin, se di nëse e kishte fuqinë për ta ndaluar luftën. Marrëdhëniet e Vatikanit me patriarkun e Moskës kishin më shumë afrime kur ishte papa. Me Athinën i kanë marrëdhëniet shumë të mira edhe patriarku i Greqisë dhe papa meshën e celebronin bashkë dhe ka një periudhë kohë që përpiqen katolikët ti shkrijnë urat me kishën ortodokse dhe të shkojnë drejt bashkimit. Papa ka dhënë një deklaratë të fortë për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, ai ka thënë se nëse në 1 vit industria e luftës nuk do të punonte, nuk do të kishte më varfëri në botë, dhe ajo deklaratë u censurua sepse cënonte industrinë e luftës. Ai e donte paqen dhe luftonte shumë për paqen, ai është përpjekur që të negociojnë edhe me izrealitet që ata ta zgjidhin konfliktin e tyre’, tha ai.
Teksa u ndal tek raporti që kishte me Shqipërinë, Bushati tha se Shqipëria ishte në vëmendjen e Vatikanit për shkak të bashkëjetesës fetare që ka.
‘Vizita e tij ishte surprizë në 2014 dhe një vlerësim i madh për ne shqiptarët. Në vëmendjen e Vatikanit Shqipëria ishte për faktin që ka një bashkëjetesë fetare të admirueshme, të shkëlqyer dhe e kanë këtë bashkëjetesë jo sot, por e kanë prej kohësh. Po të shkosh në vende që ka një luftë fetare që vriten edhe njerëz, janë vrarë edhe klerikë, ne si kemi fenomene të tilla’, tha ai.
Ai tha se papa forcoi edhe lidhjet me botën islamike.
‘Papa ishte i aftë sa i takon ndërtimit të marrëdhënieve, ai forcoi edhe më tej lidhjet me botën islamike, ka zhvilluar shumë takime dhe ka pasur dëshirën për tu futur në xhami dhe kultet fetare të myslimanve që lë ndikim tek bota. Ai bëri një deklaratë që bëri bujë ku tha se s’është e thënë që kryqi që mbajnë kardinalët duhet të jetë prej floriri. Nisur nga kjo deklaratë e tij filluan që ti hiqnin, sepse nëse do ti shisnin do të kishin mundësi që të ndihmonin ata që janë në nevojë. U thoshte klerikve të lartë s’ke nevojë të mbash një apartament të madhe kur je vetëm një njeri që jeton aty’, tha ai.
Bushati dha edhe një emër që sipas tij mund të jetë pasues i Papa Françeskut.
'Me aq sa kam informacione nuk mendoj se është e lehtë për të zgjedh, sepse është këshilli i kardinalëve që e marrin vendimin dhe kandidaturat shihen nga të gjitha anët dhe nga ana shëndetësore. Mendoj se pasues i tij do të jetë një italian, flasin se mund të jetë edhe Pjetro Parolin', tha ai.
Komente

Papa e tha... po ne çfarë duhet të bëjmë?!! Është e qartë si Drita e Diellit, që të gjitha të zezat dhe mynxyrat, botës dhe të gjithë popujve, i vinë kryesisht nga këto që e drejtojnë dhe e komandojnë Botën sot. Me këtë mënyrë makabre, mizore, luftënxitëse dhe tejet të diabolizuar, Manjatët dhe industrialistët e makinës kolosale të luftës, të çartur dhe frikshmërisht të ÇMËNDUR me makuterinë dhe etjen e pashuar dhe të pangopshme për pasurim dhe fitim, e çojnë botën dhe popujt në luftra pa fund DHE PA KUPTIM. O Njerëz, DUHET ta kuptojmë më në fund, se fati i jonë dhe i shtëpisë sonë që quhet Tokë (GEA), ka ardhur koha (në fakt është tepër vonë), që të merret në duart e popujve dhe "TË Njerëzve Të Mirë" dhe të mos ja lëmë këtë krijesë të bukur që ZOTI I MADH e ka krijuar me mund, ta shkatërrojë djalli me planet dhe sajimet e tij shtazarake, diabolike dhe të çmëndura duke komplotuar dhe manipuluar pa fund të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e njerëzimit. Të Gjithë DUHET të Ngrihen si një trup i vetëm, për ta shkatërruar këtë makinë ushtarake, që harxhon pa fund resurset më të pasura e më të mira dhe shfrytëzon pa cak e kontrroll burimet dhe inteligjencën dhe trurin e ajkës së popullsisë intelektuale mbarëbotërore. DUHET TË NGRIHEMI edhe për ta shkatërruar përfundimisht bazën që e krijon dhe e mbështet këtë mynxyrë dhe rrëmet të pashpirt, që është sistemi i ndyrë kapirdhtadhist. Ka ardhur koha që popujt ti marrin vetë në dorë fatet e tyre dhe të shpëtojnë veten dhe botën nga një fund i pashmangshëm dhe kobëzi.
Përgjigju