Lajmi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut ka tronditur besimtarët katolikë në mbarë botën, përfshirë edhe komunitetin e gjërë katolik në Lezhë. Në shenjë zie dhe respekti për Atin e Shenjtë, flamuri është ulur në gjysmështizë në Katedralen e Shën Nikollit.
Kjo humbje e madhe për Kishën Katolike do të nderohet me një meshë homazh që do të mbahet pasditen e së martës, më 22 prill, në orën 18:00 ku pritet të marrin pjesë qindra besimtarë, përfaqësues të institucioneve dhe klerikë nga dioqeza e Lezhës.
Papa Françesku, një figurë e dashur dhe e respektuar, do të mbetet në kujtesën e besimtarëve për thjeshtësinë, përkushtimin ndaj të varfërve dhe për mesazhin e tij të vazhdueshëm për paqe dhe mëshirë.
Komente
