Kronikë

Shuhen dy vatrat e zjarrit në Drenovë, aktivizohet një vatër e re, pritet ndërhyrja nga ajri me helikopter

14 Korrik, 19:28| Përditesimi: 14 Korrik, 19:33

  • Share

1752514400_aa.JPG

Pas shuarjes së dy vatrave të mëdha te zjarrit në Drenovë, një vatër e re është aktivizuar pasditen e sotme e favorizuar nga era e fortë.

Burimet bëjnë me dije se flakët në këtë vatër të re janë shumë të vështira për tu vënë nën kontroll, ndërsa pritet një rikthim i helikopterit për të ndërhyrë sërish nga ajri.

Nëse nuk do të ketë ndërhyrje nga ajri do të kërkohet ndihmë nga forcat e ushtrisë pasi mjetet zjarrfikëse nuk mund të operojnë për shkak të terrenit shumë të vështirë.

Ndërkohë flakët që përshkuan më herët kodrat e Belishovës pas përhapjes së shpejtë të tyre nga Drenova janë vënë nën kontroll.


Lajmi kryesor:

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës, ndërhyn helikopteri! 5 vatra aktive në vend


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?