Pandemia e cila ka pushtuar gjithë botën, nuk ka kursyer as jetët brenda një familjeje.
3 vëllezër nga Kosova të cilët ishin prekur nga pandemia gjatë këtij muaji nuk kanë mundur të përballojnë dot luftën me të duke u ndarë nga jeta. Ferat, Murat dhe Berat Ymeri kanë vdekur brenda një muaji, pasi nuk kanë arritur të shërohen pas infektimit nga koronavirusi. Këtë njoftim e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati, pasi të ndjerit kanë qenë familjarë të tij.
Deri tani në Kosovë 457 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, që nga shpërthimi i pandemisë.