TIRANË- Zeqir Kordhoni, një punëtor ndërtimi të cilin Adriatik Lapaj e kandidoi në Tiranë, si pjesë e emrave që garonin fiktivisht në listën e mbyllur, nuk heq dorë nga kërkesa për t’u bërë deputet. Në këtë mënyrë, ai nuk do të lejojë Adriatik Lapajn që të marrë mandatin.
Kordhoni, i cili është daja i Endri Shabanit, kishte dhënë dorëheqjen më 11 maj, bashkë me të gjithë kandidatët e listës së mbyllur në Tiranë, por rrugës, për shkak të pakënaqësive me kryetarin e koalicionit, u pendua dhe u vu në komunikim me KQZ-në.
Siç shihet në këtë dokument, që mban datën 15 korrik 2025, të siguruar nga Report TV, Kordhoni kërkon që të marrë mandatin e deputetit, një linjë kjo e kundërt me atë që kishte deklaruar Lapaj, por edhe Endri Shabani, lideri tjetër i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
"Unë, i nënshkruari Zeqir Kordhoni kam kandiduar për Koalicionin "Nisma Shqipëria Bëhet" në qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të datës 11 Maj 2025.
Përmes kësaj deklarate të nënshkruar përpara noterit sot, më datë 15/07/2025, dua të vë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vullnetin tim të plotë për të ushtruar funksionin e deputetit në rast se shpallem fitues, pas shpërndarjes së mandateve në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.
Në këtë kuadër, kërkoj që KQZ të injorojë çdo deklaratë tjetër të depozituar më parë nga Koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet" ose në emrin tim dhe të marrë në konsideratë vetëm këtë deklaratë si shprehje të qartë dhe të vlefshme të vullnetit tim", thuhet në letrën e KQZ.
Ky kandidat i rebeluar ndaj krerëve të partive, është i 9-ti në listën e Tiranës. Që ai të bëhet deputet, duhet që 8 të parët të refuzojnë mandatin. Mes emrave të parë ndodhen dhe familjarë të afërt të vetë Lapajt, i cili mund ta përdorë këtë moment që mandati të mos shkojë tek Kordhoni, por ta marrë ndonjë prej të afërmve të tij.
Një gjë është e sigurt, nëse Kordhoni nuk bën hapa pas, Lapaj nuk ka asnjë mundësi të hyjë në Parlament.
Kordhoni ishte përfshirë në listën e Tiranës si propozim i besuar i Endri Shabanit. Në publik Shabani nuk e ka mbështetur Kordhonin dhe ka kërkuar të lejohet Lapaj të marrë mandatin, si më i votuari i listës së hapur. Vetë Kordhoni, pak ditë më parë, i tha Report TV se ishte i pakënaqur me Lapajn dhe se duhet të ulej sy më sy me të, ta zgjidhte këtë çështje. Pavarësisht se ka kaluar një javë, koha i ka përkeqësuar gjërat, për sa kohë punëtori i ndërtimit nuk i hap rrugë Lapajt.
Shkresa e Kordhonit dërguar KQZ
Komente

Rrespekt per kordhonin! Mirnjohje per heqjen ka kuvendi e icatij llafazan!
PërgjigjuPo Zeqoja mir e ka, po sdo ja lene ata lart mavrise. Do ta marri gruaja e ndonjerit.
PërgjigjuShumë u mburre e shumë fole në fund të luftës pordhë dole, as më shumë e as më pak sikurse je në fakt,Lapi Lupi e Lupi Lapi zagaharhanë që Zequa e kapi.
PërgjigjuHahahaha Lapaj hahaha cfare partie! Keta do e benin shqiperine?? Pupupupu
PërgjigjuHahahaha cfare goli Zeqoja. Skema e ketyre e deshtuar, hajde dalim ne liste te hapur dhe fusim kunguj ne listen e mbyllur, sepse heqin dore ata. Ishte e pritshme te ndodhte keshtu, sikurse ndodhi me listat e PD-se kur vendosen te digjnin mandatet dhe Selamiu me Gjuzin dhe Kerperaten i zune vendin kastes se vjeter.
PërgjigjuHallall Zeqo. Ja bere mire atij plehres qe deklaroi publiksiht me ze e figure qe do hiqte dore nga mandati i deputetit nese partia/koalicioni do merrte vetem 1 mandat. Qdth, kontrata sociale u prish ne menyre te njeanshme nga plehu Lapaj, dhe per rrjedhoje te takon mandati. Ta gezosh dhe na ndero Zeqo djali!!!!!
PërgjigjuShume e vertet ky pleh lapaj ka nenshkruar disa here para kamerave qe sdo pranonte te behej deputet nqs do fitonin vetem nje mandat edhe ky pleher per te shuajtur shpresat e shqiptareve per demokraci ka hyre ne zgjedhje .