Qarku i Fierit u pushtua nga zjarret mbrëmjen e së shtunës, me 9 vatra, që veçse shkrumbuan qindra hektarë të mbjella e pyje, rrezikuan të bëheshin shkak për një tragjedi, që fatmirësisht u parandalua kur flakët po i afroheshin puseve të natës në Patos-Marinzë. Autorët rezultojnë të jenë disa të moshuar, që i vunë zjarrin tokave të tyre për të djegur mbeturina, por me pasojat që shkaktuan, rrezikojnë deri në 15 vite burg për zjarrvënie të qëllimshme.
Një 70-vjeçar fshihet pas zjarrit masiv që rrezikoi puset e naftës së Albpetrolit dhe nënstacionin elektrik në Patos, mbrëmjen e së shtunës. I moshuari nga Marinza Osman Cjapi, tashmë i arrestuar, akuzohet nga policia se ndezi zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturina, por flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur dhjetëra rrënjë ullinj. Për shkak të zjarrit që u përhap frikshëm, shumë pranë Nënstacionit Patos, Operatori i Sistemit të shpërndarës stakoi energjinë elektrike, si masë e nevojshme sigurie.
Forcat zjarrëfikëse nga Fieri, Lushnja, Vlora dhe Berati por edhe të kompanisë Albpetrol punuan intenvisisht në disa drejtime për të mbrojtur zonat e banuara. Efektivë të shumtë të FNSH ndihmuan ekipet e zjarrfikësve dhe arrestuan autorin e moshuar.
“Drejtësia të mos vonojë ndëshkimet shembullore të këtij krimi barbar. Zjarrvënia në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dënohet deri në 15 vite burg”, - shkroi ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një reagim në rrjetet sociale.
E njëjta skemë papërgjegjshmërie, e ndezjes së zjarrit për të djegur mbeturina, shkrumboi edhe 50 hektarë me të mbjella në zonën e Ofiçinës në Patos. Autor, sërish një i moshuar, Hamit Likaj 72 vjeçar.
Pavarësisht betejës së autoriteteve me flakët, që mund të kishin shkaktuar një tragjedi teksa afroheshin pranë puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik, fati deshi që zjarri të shuhet edhe me ndihmën e reshjeve të shiut që përfshinë vendin pas mesnate.
Të shtunën zjarr masiv pati edhe në Pyllin e Darëzezës në Fier. Edhe në këtë rast autori u identifikua dhe u arrestua, Aleksandër Doko 62 vjeç, banues në Pishë Poro që ndezi zjarr në tokën e tij.
Për 9 vatrat e zjarrit që u aktivizuan në Fier, policia arrestoi edhe dy të dyshuar, duke e çuar në 5 numrin në total të personave që u vunë në pranga për zjarrvënie të qëllimshme. Genci Rama 48 vjeç, banues në Frashër nga zjarri që vuri në tokën e tij dogji 12 dynym me të mbjella në pronësi të personave të tjerë. Nolin Çepele 49 vjeç, banues në Jagodinë dogji sera të tëra në pronësi të bashkëfshatarëve.
3 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, mes të cilëve edhe një i moshuar 79-vjeçar dhe një grua 53-vjeçare. Një 61-vjeçar u shpall në kërkim pasi si pasojë e zjarreve që ndezën, u dogjën sipërfaqe të mbjella me ullinj, pemë frutorë dhe sipërfaqe pyjore.
Dëmet janë sipas vlerësimeve paraprake të policisë, pasi për konstatimet e sakta, pritet të ngrihen komisione.
Një 70-vjeçar fshihet pas zjarrit masiv që rrezikoi puset e naftës së Albpetrolit dhe nënstacionin elektrik në Patos, mbrëmjen e së shtunës.
I moshuari nga Marinza Osman Cjapi, tashmë i arrestuar, akuzohet nga policia se ndezi zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturina, por flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur dhjetëra rrënjë ullinj. Për shkak të zjarrit që u përhap frikshëm, shumë pranë Nënstacionit Patos, Operatori i Sistemit të shpërndarës stakoi energjinë elektrike, si masë e nevojshme sigurie.