Astrit Koçibelli

Kultura

Shuhet Astrit Koçibelli, këngëtar i serenatave korçare

5 Shtator, 20:27| Përditesimi: 5 Shtator, 20:30

  • Share

Është ndarë sot nga jeta këngëtari i serenatave korçare Astrit Koçibelli.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Lamtumirë Astrit Koçibelli

Korça humbi sot një nga serenatistët e saj më të dashur. Me zërin dhe shpirtin e tij, Astriti u bë pjesë e historisë së serenatës korçare.

Këngët e tij do të vazhdojnë të jetojnë si kujtim i gjallë i dashurisë dhe artit të qytetit tonë”, shkruhet në postim.

Gjatë viteve të karrierës së tij, Koçibelli kontribuoi në ruajtjen dhe promovimin e traditës muzikore korçare, duke u bërë një figurë kyçe për brezat e rinj të artistëve që dëshirojnë të mbajnë gjallë këtë trashëgimi.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?