Kronikë

Përfundojnë homazhet, deputeti Bashkim Fino përcillet për në banesën e fundit! Rama: Ishte shumë i veçantë! Meta: Dinte të ndante raportet politike me ato shoqërore

29 Mars 2021, 12:11| Përditesimi: 29 Mars 2021, 19:18

  • Share

TIRANË- 4 muaj në krye të Kryeministrisë, kaq i mjaftuan për t'u futur në historinë e Shqipërisë si "kryeministri që i pajtimit"...e këtë gjë e bëri edhe në ditën që u nda nga kjo botë. Humbja e tij sheshoi për një ditë ndasitë politike, ku të gjithë politikan të majtë e të djathtë dhanë mesazhe ngushëllimi, që të kishin një emërues të përbashkët, "Bashkim ishte politikan, e mbi të gjitha njeri i pazëvendësueshëm. Homazhet u mbajtën në "Pallatin e Kongreseve" nga ora 12:00-16:00, e më pas u përcoll për në banesën e fundit, ku do të prihet në paqe në varrezat e Sharrës.

Të shumtë ishin miqtë, të afërmit, të cilët njëri pas tjetrit, i dhanë lamtumirën njeriut të tyre të zemrës, shokut, kolegut të tyre. E gjithë politika shqiptare nderoi kujtimin e Bashkim Finos dhe kontributin e tij në momentet më të vështira për vendit. Një ceremoni në të cilën heshtja është më domethënëse se kurrë, por që bëri bashkë politikanë të të gjitha bindjeve politike, përfshirë edhe figura që e kanë mbyllur karrierën në politikë.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të mos flasë pas homazheve, por dhimbjen për humbjen e Finos e ndau me familjarët e rojes hero të shpallur dëshmor.  Nderime për Finon bëri dhe kreu demokrat Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja. Ndërsa nuk mungoi edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

 

 

Ora 16:04
Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, mediat greke: Humbi betejën me koronavirusin ish-kryeministri shqiptar

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Bashkim Fino ka bërë bujë edhe në disa media të njohura greke. Media e njohur greke ‘Protothema’, shkruan se deputeti i Partisë Socialiste, dha frymën e fundit për shkak të komplikacioneve nga COVID.

‘Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri i Përkohshëm i Shqipërisë, Bashkim Fino u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare për shkak të disa ndërlikimeve nga koronvairusi. Bashkim Fino kishte marrë qeverinë pas kryengritjes së armatosur të vitit 1997 dhe rënies së Sali Berishës. Teksa i referohen mediave shqiptare, mediat greke shkruajnë se ai e humbi betejën me koronavirusin në orët e para të së hënës pas disa ditësh shtrimi në spital në Tiranë. Bashkimo Fino u zgjodh kryebashkiaku i Gjirokastrës në 1992, një pozicion që e mbajti deri në 1996. Fino mbajti postin e kryeministrit të përkohshëm nga marsi deri në korrik 1997.’- shkruan Protothema.

Ora 16:03
Përfundojnë homazhet, përcillet për në banesën e fundit trupi i deputetit Bashkim Fino

 

Kanë përfunduar homazhet në Pallatin e Kongreseve dhe po përcillet për në banesën e  fundit trupi i pajetë i deputetit socialist Bashkim Fino, i ndarë nga jeta ditën e sotme pasi ishte infektuar me COVID.

Ora 15:50
Yuri Kim shkon në Pallatin e Kongreseve, homazhe për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos

 

 

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka qenë prezente te Pallati i Kongrseve, për të zhvilluar homazhe për ndajrjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.

Ora 14:24
Vdekja e Bashkim Finos, Rama i prekur: Kaloi një operacion të vështirë, ishte shumë i veçantë! Të gjithë kemi ardhur për të ikur

 

Teksa vizitoi familjarët e Arjan Salës për t’u dorëzuar titullin "Dëshmor i Atdheut", kryeministri Edi Rama ka folur dhe për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino për shkak të COVID. Ndërsa e ka cilësuar si një njeri shumë të veçantë, Rama tha se Fino kishte kaluar një operacion të vështirë para ca kohësh dhe nuk mundi ta fitonte betejën me COVID.

 “Sot na ndodhi dhe vdekja e atij shokut tonë, Bashkimit. Ai kaloi një operacion të vështirë para ca kohësh. COVID-in nuk e përballoi. Ishte i veçantë shumë, shumë njeri i dashur, ça të bësh. Shumë njeri i dashur, i butë. Të gjithë kemi ardhur për të ikur. Varet çfarë gjurme lëmë”, tha Rama.

Ora 14:07
Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Rama dhe bashkëshortja e tij marrin pjesë në homazhe

 

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë marrë pjesë në homazhet që po zhvillohen në Pallatin e Kongreseve, për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.

Ora 13:28
Basha homazhe me bashkëshorten për Bashkim Finon

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela Hoxha kanë zhvilluar homazhe në nderim të Bashkim Finos në Pallatin e Kongreseve.

Ora 12:35
Homazhet për Fino, Meta: Një njeri bujar që dinte të ndante raportet politike dhe shoqërore (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar homazhet për Bashkim Finon, ku shprehet se ai ishte një figurë frymëzuese për të gjithë. Meta tha se Fino kishte një zemër të madhe dhe se dinte të ndante raportet politike nga ato njerëzore e shoqërore.

“Në një moshë shumë të re ai u bë një figurë frymëzuese për në të rinjtë në atë kohë si kryetra i Bashkisë së Gjirokastrës, një punë që e bëri me shumë sukses. Kam kujtime të veçanta me të pasi ishte gjithmonë përkrahës i të rinjve dhe shumë i dhënë pas sporti, dy pika që na bashkonin. Ishte njëri shumë bujar, njerëzor dhe tolerant dhe dinte të dallonte dallimet politike nga raportet njerëzore dhe shoqërore. Momenti i sotëm ishte shokues edhe pse kishte pasur disa sfida që kishte kaluar me shëndetin”, tha Meta.

Ora 12:27
Homazhet për Finon, Balla: PS humbi sot një mik dhe një njeri të veçantë (VIDEO)

Pas homazheve të bëra në Pallatin e Kongreseve për Bashkim Finon, Taulant Balla tha se nuk gjen fjalët për të shprehur dhimbjen, ndërsa shtoi se PS humbi sot një mik dhe një njeri të veçantë

“PS humbi sot një mik dhe një njeri të veçantë, i cili në 26 vitet e fundit ka qenë model dhe me kontribut në këtë parti. Fjalët për të sot janë të pakta, ajo që do na mungojë është një këshillë e një miku të veçantë, por sigurisht ka dhe beteja që nuk fitohen, edhe pse arriti të kalonte pjesërisht betejën me COVID nuk arriti ta çonte deri në fund”, tha Balla.

 

Ora 12:26
Ruçi zhvillon homazhe për Finon: Lamtumirë i dashur (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi homazhe për Bashkim Finon, nga ku tha se sot u nda nga jeta një njeri me zemër të madh dhe me kontribute për vendin.

“Do ta kujtoja si një njeri zemërmadh edhe me kontribut po aq të madh politik, që fatkeqësisht zemra e tij nuk e përballoi dot dhe e la. Do të na mungojë shumë, mezi e prisja të na bashkohej në ekipin e Fierit, por ja që nuk ishte e thënë, lamtumirë i dashur”, tha Ruçi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eno: 29/03/2021 17:49

    Fino qofte i parajses se ishte njeri i mire,,,,,duam saliun ,,meten..kryemadhin..bashen ti zere kovidi.....te shoetojme nga keta pllehra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?