Shuhet ëndrra amerikane pasi falsifikoi diplomën, Çlirim Tupi merret i pandehur

27 Shtator 2019, 11:50| Përditesimi: 27 Shtator 2019, 11:53

  • Share

Çlirim Tupi,i arrestuar pak kohë më parë nga policia e Tiranës pranë ambienteve të Ambasadës Amerikane në kryeqytet është marë i pandehur dhe dërguar në gjykatë për shkak të falsifikimit të diplomës së shkollës së mesme. Tupi pritet të përballet në gjykatën e Tiranës me akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”.

Një gjë e tillë është konstatuar nga punonjësit e konsullatës Amerikane në Tiranë, të cilët kanë bërë verifikimin e dokumentacionit për shtetasin Çlirim Tupi,i cili kishte aplikuar për vizë amerikane, pasi kishte fituar lotarinë. Por ëndrra për të shkuar në Amerikë, është shuar për shkak se Tupi ka rezultuar se nuk kishte kryer studimet e gjimnazit dhe për pasojë për të plotësuar këtë kriter të domosdoshëm, ai kishte paraqitur në konsullatë një diplomë të falsifikuar.

Një fakt i tillë është zbuluar dhe ditën kur Çlirim Tupi është paraqitur në ambasadë për tu pajisur me vizë amerikane, ai është arrestuar nga policia e Tiranës, e cila ishte vënë në dijeni për këtë krim nga punonjësit e konsullatës. Tashmë Tupi do përballet në gjykatë me akuzën e ngritur kundër tij.

Komento

Komente

  • KIRI: 28/09/2019 00:23

    LIROJENI ka dashur te shkoje ne amerike,,,jane ne hall njerezit ,,jane pa pune...

    Përgjigju
  • Lupen: 27/09/2019 22:08

    Si s'ju vjen marre,nuk nxjerrni para gjykates ata qe mashtruan kete popull per vite me radhe (bashke me ar-mikun me te madh te shqiptarve,the great America)por kete fakir qe eshte munduar te beje dicka per familjen e tij,turp per ju,sistem i korruptuar koke e kembe TURP

    Përgjigju
    • Eropio: 28/09/2019 08:37

      OOOO Lupen,Ngatrestrar,Je i koruptuar, deri ne qelize, se te gjithe kemi dhene kontributin tone ne ngritjen e ketij sistemi.

  • Vicidoli: 27/09/2019 16:39

    Nuk ka me shku ne Amerike te vije ne Ameriken e Tropojes Vicidol Pa letra

    Përgjigju
  • Vlora: 27/09/2019 15:14

    Jo po hetojeni Pse e ka enderr Ameriken.. lat nam

    Përgjigju
    • TONI TIRANE: 27/09/2019 20:36

      Amerika e ka shume zet mashtrimin megjithese ty mund te duket nje gje e vogel perpara problemeve te tjera ne Shqiperi si psh Krimi i Organizuar. Nese ai mashtron per diplomen mund te mashtroje per shume gjera te tjera. Ai ka mashtruar qeverine Amerikane dhe ka paraqitur dokumenta fallco. Ky eshte krimi

  • Shijak: 27/09/2019 13:59

    U kap me 1 milioni euro ne makin, ky per dipllom fallo i biojn gjygj?, JENI FALLSI JU QE BONI KTO KOMEDIE GJYGJSORE

    Përgjigju
    • Geri: 27/09/2019 15:31

      Ato jane sulme poitike te gatuara ne kuzhina te ndyra pazaresh hahahaha ky eshte krim i paster hahahaha ne burg qeni se tentoi te ike ne ametike me diplome falco hahaha 2/3 e shqiptareve me dikumenta falco kane ikur jashte vendit. Ky nuk jep dot konferenca per shtyp, nuk ka imunitet dhe nuk ka trafikuar droge. Per kere arsye meriton denimin kapital hahahaha

  • Emigranti: 27/09/2019 12:05

    Ky qënka halli i madh i Shqiptarëve, jo bandat që fusin mall në vend të bananeve dhe në fund nuk dënohet asnjëri. Tuuurp lereni të lirë pranë familjes, nuk ikën njeri nga qejfi në USA e kudo në emigrim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?