Ish agjenti ShIK-ut Marjan Rroku dhe viktima Alda Canaj

Shuhet 'ëndrra' e Marjan Rrokut për punësim në biblotekën e burgut të Peqinit, drejtoria e transferon në Burrel

3 Nëntor 2020, 18:36| Përditesimi: 3 Nëntor 2020, 18:40

  • Share

Shuhet "ëndrra" e të dënuarit me burg përjetë, Marjan Rroku, për tu punësuar pranë biblotekës së burgut të Peqinit. Marjan Rroku, ish-agjenti i ShIK-ut i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e nënë e bijë në Tiranë, ishte shfaqur në dyert e gjykatës me një kërkesë, në të cilën shkruante se kërkonte të punësohej si kujdestari i bibliotekës së burgut.

Një detyrë e tillë nuk i është dhënë nga drejtuesit e burgut të Peqinit, ku Rroku vuan dënimin, dhe për pasojë ish-agjenti i ShIK-ut, i ishte drejtuar gjykatës së Elbasanit, duke kërkuar nga kjo e fundit, ta emëronte si punonjës të bibliotekës së burgut Peqin.

Por administrata e burgjeve ka vendosur ta transferojë Marjan Rrokun, nga burgu i Peqinit në burgun e Burrelit dhe për pasojë gjykata e Elbasanit ka vendosur këtë javë të shpallë moskopetencën dhe çështjen t’ia kalojë për gjykim të mëtejshëm gjykatës së Matit, e cila ka në juridiksion burgun e Burrelit.

Por transferimi i çështjes në këtë gjykatë, dhe kërkesa e Rrokut për punësim në biblotekën e burgut Peqin, nuk ka asnjë efekt, pasi Rroku do vijojë të qëndrojë i izoluar në burgun e Burrelit.

Në vitin 2001, Rroku vrau me armën e shërbimit, Alda Canaj e nënën e saj, Mbarime Canaj. Mbarimja u vra në përpjekje për të mbrojtur të bijën nga plumbat,me çantën e dorës. Për këtë krim të rëndë Rroku u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata e Tiranës.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ligji: 03/11/2020 22:13

    Sikur ligji te zbatohej keshtu per te gjithe kriminelet atehere horrat qe jane jashte di pyesin veten mire para se te bejne maskaralleqe. Bravo i qofte motres se te ndjeres. Ky qen le te vuaje per gjithe jeten brenda burgjeve ate krim qe beri. Zoti e denofte dhe familjen e ketij monstre.

    Përgjigju
  • Populli: 03/11/2020 20:46

    Pse qenka akoma gjalle ky monster kerkuaka qe te punesohet Ky punesimin do ta kishte ne sheshin Skenderbej ne trekembesh

    Përgjigju
  • Pse: 03/11/2020 19:23

    Per cfare i jepni vemendje ketij vrasesi? Reklame pas reklame. U preu fillin dy veteve dhe shkaterroi nje familje. Te rrije urte e te mos beje pip me goje, dashka dhe kushte b e tij.

    Përgjigju
    • Erik: 03/11/2020 21:25

      Pse nxirrni foton e fatkeqes ne balline cdo here qe nxirrni kete monstren?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?