Trajneri Sedloski e ka nisur me fitore aventurën te Vllaznia. Ekipi shkodran në javën e 28 të Superligës ia ka arritur të fitojë 3-1 kundër Erzenit në një ndeshje që u zhbllokua vetëm në minutën e 42. Pas Markut dyfishoi Latifi, por Nonato tentoi të fuste në lojë shijakasit duke shkurtuar. Gjithsesi goli i Jonuzit vulosi 3 pikët në favor të shkodranëve të cilët nuk fitonin në 6 ndeshjet e fundit.
Tre pikë shumë të rëndësishme mori edhe Laçi, që arriti të fitonte 1-2 me përmbysje në fushën e Teutës. Durrsakët realizuan të parët, por Guindos dhe Babatundes nderuan Stavri Nicën, trajnerin i cili pasoi Gentian Mezanin në stol.