Fadil Vokrri

Shuhet Fadil Vokrri/ Rama-Veliaj: Lamtumirë! Kampion në fushë, kampion jashtë saj

9 Qershor 2018, 14:41| Përditesimi: 9 Qershor 2018, 14:43

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për vdekjen e legjendës së futbollit Fadil Vokrri. Shefi i qeverisë shqiptare thotë se Vokrri do të mbetet në memorien e çdo futbolldashësi shqiptar.

LAMTUMIRË KAMPION - Fadil Vokrri mbetet legjenda e gjallë e futbollit jo vetëm ne Kosovë, po në kujtesën e çdo futbolldashësi shqiptar

Edi Rama

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kujton takimin e fundit me Vokrrin, pak javë më parë në Prishtinë.

Para pak javesh ne Prishtine pata fatin t’i shtrengoja doren per here te fundit legjendes kosovare te futbollit Fadil Vokrri! Nuk gjeti paqe pa e fut Kosoven ne @UEFA & @FIFAcom gjer sa ja doli me sukses! Kampion ne fushe, kampion jashte saj - falemnderit per kujtimet kampion!

Erion Veliaj

Fadil Vokrri ndëroi jetë sot pas një ataku kardiak.

Komento

Komente

  • Ahhhh: 09/06/2018 17:21

    Ahhh mjeksia kosovare je tragjedi kombëtare !!!! Ngushllime ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?