Kultura

Shuhet Fehmi Hoshafi, themeluesi i kinokomedisë shqiptare

15 Janar 2020, 09:57| Përditesimi: 15 Janar 2020, 11:29

  • Share

Regjisori Fehmi Hoshafi (1934-2020) është shuar në moshën 86-vjeçare. Lindi në Tiranë. Fillimisht nisi të punojë në kinematografi si asistent i regjisorëve Hysen Hakani dhe Kristaq Dhamo, në filmat “Toka jonë”, 1964; “Vitet e para”, 1965; “Oshëtimë në bregdet”, 1967; “Gjurma”, 1970.

Në vitin 1968 realizoi vetë spektaklin Estrada në ekran, i cili u xhirua nga Kinostudio në formën e një filmi artistik. Prej suksesit që pati ky film, më vonë iu besua, regjia për kinokomedinë aq të dashur “Kapedani”, në vitin 1972, të cilin e realizoi së bashku me regjisorin Muharrem Fejzo. Ky film shënon lindjen e kinokomedisë në kinematografinë shqiptare e që u pasua më vonë me kinokomedi të tjera po aq të dashura nga regjisori Hoshafi: “Ëndërr për një karrige”, 1984 dhe “Zëvendësi i grave”, 1987.

Në periudhën 1976 – 1990 ka realizuar filmat artistikë dhe dokumentarë, si “Shoku ynë Tili”.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sam: 16/01/2020 16:43

    I Paharruar Emri dhe Puna e Juaj. Na keni dhene kenaqesi dhe gezim per vite e vite me rradhe, e na jepni edhe sot, ku keto filma perla e me vlera te paçmuara, do te rrojne ne zemrat e ne mendjet e njerezve ndoshta ne jete te jeteve. Jeni bere te pavdekshem e te paharruar. Te Shkofte Shpirti ne Parajse e ne Dimensionet e Tjera me te Lumtura e me te Ndriçuarat. LAVDI PER JETE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?