Gjon Athanasi

Shuhet Gjon Athanasi, tenori shqiptar që luajti në opera rolin e Skënderbeut

1 Tetor 2019, 19:37| Përditesimi: 1 Tetor 2019, 22:19

  • Share

Tenori i njohur Gjon Athanasi (1925-2019) është shuar në moshën 94-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku prej 25 vitesh jetonte. Prindërit e tij i kishin emigruar që prej vitit 1915 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për disa vite familja e tij punoi për përmirësimin e gjendjes ekonomike në Massachusetts, aty ku u lind edhe Gjon Athanas, për t’u kthyer më pas sërish në Shqipëri. Ndonëse, bënë përpjekje për t’u larguar sërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe më pas në komunizëm, por kjo do të ishte e pamundur.

Lidhjet e tij me këngën janë të kahershme, që në vegjëli nisi që të këndojë psalmet bizantine në kishën që babai i tij ushtronte profesionin e klerikut.

Por ajo që do ta bëjë të pavdekshëm në kujtesën e spektatorit Gjon Athanasin, është roli i Skënderbeut në operën me të njëjtin emër, e shkruar nga kompozitori Prenk Jakova. Kompozitori përpos që vlerësonte zërin e tenorit Athanasi e shkroi rolin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastëriot Skënderbeut në mënyrë, që t’i përshtatej vokalit edhe figurës së artistit.

Nën regjinë e mjeshtrit të skenës teatrore, Pirro Manit, roli i Skënderbeut tek opera e cilësuar, si vepra e parë historike në muzikën shqiptare do të ngulitej gjatë tek spektatori, duke e konsideruar, si një nga arritjet e tij më të mira artistike.  

Gjon Athanasi ka lënë në repertorin e tij shumë arie të njohura, por nuk kanë munguar as këngët popullore, patriotike edhe partizane. Ka punuar edhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve përreth 20 vjet.

1569952609_1569951984gjoniathanasnerolineskenderbeut.png

Në foto tenori Gjoni Athanas në rolin e Skënderbeut, 1968

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?