Shuhet Gudar Beqiraj, kolegët: E donte Akademinë e Shkencave, kur se deshën edhe qante për të, kur e qeshnin!

11 Maj 2020, 15:20| Përditesimi: 12 Maj 2020, 10:23

  • Share

Akademiku Gudar Beqiraj (1948-2020) është shuar nga jeta në moshën 72-vjeçare nga një sëmundje të rëndë. Kreu i Akademisë Skënder Gjinushi, nënkryetari Vasil Tole edhe sekretari shkencor Shaban Sinani vlerësojnë kontributin e tij, si drejtues i Akademisë së Shkencave, si udhëheqës në studime shkencore, edhe si ndër të parët specialistë shqiptarë të formuar në metodat e informatikës së aplikuar në gjeofizikë, që në vitet 1980.

“Është një ditë e dhimbshme për ASH. Kemi humbur një njeri që ka punuar shumë për këtë institucion. Beqiraj ka pasur merita të veçanta si drejtues edhe në institucione të tjera, por ka pasur pasionet e tij, që e kanë lidhur dhe në mjediset kulturore dhe sportive”, tregon akademiku Shaban Sinani.

Akademiku Gudar Beqiraj kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës (FSHN) në degën e Matematikës dhe thelloi njohjen me tezën e doktoratës ”Transformimi Fourier dhe aplikimet e tij”.

“Ne jemi bashkudhëtarë. E njoh qëkur kemi qenë student, kemi kryer studimet në të njëjtën degë. E kujtoj që atëherë dinamizmin dhe pasionin e tij. Ka dhënë një kontribut shumë të madh në Informatikë, e më pas ka drejtuar edhe Institutin e Informatikës. Ky kontribut e ka bërë Beqirajn, që të bëhet dhe anëtar i ASH-së e më pas drejtues. Kjo veprimtari ka lënë gjurmë njerëzore, dhe gjurmë në përballimin e situatave transitore, që ka kaluar ASH”, shprehet akademiku dhe kreu i ASH-së, Skënder Gjinushi.  

Gudar Beqiraj ka drejtuar Akademinë e Shkencave i zgjedhur nga Asambleja në detyrën e kryetarit dhe të zëvendësit.

“Është një ditë e trishtë për ne sot. Më kujtohen dy vargje të Nolit, që ja dedikon Shqipërisë. Unë do ja dedikoj Gudarit: “Ai e donte akademinë, kur se deshën edhe qante kur e qeshën”, shprehet nënkryetari i Akademisë Vasil Tole.

Akademiku Gudar Beqiraj ishte një personalitet në fushën e sportit të peshëngritjes edhe është vlerësuar me “Urdhrin Olimpik” kombëtar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?