Fadil Vokrri duke luajtur me Partizanin e Beogradit

Shuhet legjenda/ Partizani i Beogradit: Fadil, lëre lavdinë tënde të vlerësohet. Faleminderit!

9 Qershor 2018, 14:51| Përditesimi: 9 Qershor 2018, 14:59

  • Share

Legjenda e futbollit Fadil Vokrri ndërroi jetë ditën e sotme, ndërsa do të mbetet gjatë në memorien e tifozëve të Partizanit të Beogradit, ku shkëlqeu. Ai luajti tre edicione duke shënuar 47 gola në 107 ndeshje.

“Shuhet nga një atak kardiak Fadil Vokrri. Ai është një nga legjendarët e Partizanit. Vokrri ka qenë edhe futbollist i ish Jugosllavisë ku në 12 ndeshje kishte realizuar gjashtë gola” shkruajnë mediat serbe.

Klubi i Partizanit ka cituar edhe një prononcim, të cilin Vokrri e ka dhënë ku ka vlerësuar maksimalisht klubin serb dhe tifozerinë e tij.

“Janë tre vitet më të mira të karrierës sime. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje t’i harroj ata. I kam uruar Partizanit gjithë të mirat”, shprehej Vokrri asokohe.

Edhe tifozët e Partizanit të Beogradit kanë reaguar duke shprehur keqardhje për ndarjen nga jeta të Vokrrit. “Ai ishte një futboll i nivelit të lartë, një luftëtar pa kompromis në fushë dhe cilësitë e tij njerëzore lanë një gjurmë të thellë në partizanin. Fadil, prehu në paqe dhe lëre lavdinë tënde të vlerësohet dhe të faleminderit” thuhet në mesazhin e tyre.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?