Këngëtarja Tina Turner ka vdekur në moshën 83-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i saj që ka deklaruar “Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Zyrihut, Zvicër.
"Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model."
Kryeministri Rama reagoi me një postim në Facebook, duke e konsideruar më të mirën këngëtaren Tina Turner. Ylli i lindur në SHBA ishte një nga këngëtaret më të mëdha të rock-ut, e njohur për praninë e saj elektrike në skenë dhe një varg hitesh, duke përfshirë The Best, Proud Mary, Private Dancer dhe What's Love Got to Do With It. Ndër të parët që reagoi me homazhe për Tina Turner ishte edhe Shtëpia e Bardhë në SHBA.
Turner vuante nga një sërë problemesh shëndetësore vitet e fundit, duke përfshirë kancerin, një goditje në tru dhe dështimin e veshkave. Ajo u bë e famshme së bashku me bashkëshortin Ike në vitet 1960 me këngë duke përfshirë Proud Mary dhe River Deep, Mountain High. Ajo u divorcua nga Ike i cili e dhunonte sistematikisht në vitin 1978 dhe vazhdoi të gjente sukses edhe më të madh si artiste solo në vitet 1980.
E quajtur Mbretëresha e Rock 'n' Roll-it, Tina Turner ishte e famshme për performancat e saj të egra dhe energjike në skenë dhe vokalin e fortë e të fuqishëm. Ajo fitoi tetë çmime Grammy dhe u fut në Rock 'n' Roll Hall of Fame në 2021 si një artiste solo, pasi u fut për herë të parë së bashku me Ike Turner në 1991.
Pas induksionit të saj solo, Hall of Fame vuri në dukje se si ajo kishte "zgjeruar idenë dikur të kufizuar se si një grua me ngjyrë mund të pushtonte një skenë dhe të ishte njëkohësisht një fuqi dhe një qenie shumëdimensionale".
Yjet më të rinj që kanë ndjerë ndikimin e saj përfshijnë Beyonce, Janet Jackson, Janelle Monae dhe Rihanna.
Kryeministri Rama ka reaguar pas lajmit se është ndarë nga jeta këngëtarja e madhe botërore Tina Turner. Rama ka shkruar një varg nga teksti i një prej këngëve të saj më të mëdha.
Rama ka shkruar “You're simply the best Better than all the rest…” (Ti je thjesht më e mirë, më e mira se gjithë të tjerat).
Kryeministri Rama shkruan se “Sonte toka është më e varfër dhe qielli më i shndritshëm”.
Diten kur ti o tradhtar prorus kurr more Timonin e Shqipëris edhe toka po vajton o kriminel i pështirë antishqiptarë!
PërgjigjuArber e paska koken katrore si Qim Peka! Qenke shpellar I Salukut te marre!
Injorant Po Ajo i ka dhene njerezimit te ngrinte peshe kur kendonte.Po ti do vetem saliun ose zgjedhje ose votime ose sondazhe osenbalotazhe.me nje fjale je injorant klm te kene jete kalamajt
Ja dhe Arberor fisqiri doli me komentin e rradhes per te fituar qoftet e dites. O zhuls pusetash, ketu behet fjale per nje legjende te muzikes e jo per Shqupin. Te lerofte kina ate qe ke ne shpi e qoftet i hongsh nga mbrapa se gojen e ke te zon nga cati Mul magjarit.
Hahahah ore po ca komentesh leshi beni , per cfare behet fjale dhe cfare shkruani , i bie tja fut demi gomarit