Bruksel- Shuhet në moshë të re aktorja e njohur belge.
Émilie Dequenne, vdiq në moshën 43-vjeçare nga një kancer “i rrallë”. Aktorja që fitoi Palmën e Argjendtë në Kanë, për rolin e saj në filmin "Rozeta", njoftoi në muajin tetor 2023, se kishte ‘karcinoma adrenokortikale’, një lloj kanceri i pazakontë në sistemin endokrin.
Sëmundja e mbajti larg shesheve të xhirimit, teksa 'Rozeta' e katapultoi atë vetëm në moshën 18-vjeçare, që i dha edhe çmimin në vitin 1999. Filmi gjithashtu fitoi Palmën e Artë.
Në vitet në vijim, Dequenne arriti të marrë pjesë në filma të shumtë dhe të punojë me regjisorë dhe aktorë si Robert de Niro, Gabriel Byrne dhe Cathy Bates.
Filmografia e saj përfshin role në ‘Brotherhood of the Wolf’ nga Christophe Gans dhe ‘Housewife’ nga Claude Berri.
Një nga interpretimet e saj të fundit ishte në filmin "The Things We Say, The Things We Do", në të cilin fitoi çmimin César për aktoren më të mirë dytësore . Ajo është nominuar për këto çmime pesë herë.
Dequenne u rikthye në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2024 për të shënuar 25 vjetorin e triumfit të saj atje me vëllezërit Dardenne dhe për të promovuar filmin në gjuhën angleze, "Mbijeto" (Survive), teksa nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen.
Aktorja belge Émilie Dequenne, është shuar në moshën 43-vjeçare
Komente
