Kosova & Rajoni
Kultura

Shuhet në moshën 71-vjeçare aktori i mirënjohur nga Kosova, Enver Petrovci

22 Shtator, 13:06| Përditesimi: 22 Shtator, 17:53

  • Share

Është shuar sot (22 shtator) në moshën 71-vjeçare ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci.

Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Ishte aktor dhe regjisor. Fillimisht ai studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

Gjatë karrierës së tij të hershme, Petrovci u bë i njohur në gjithë ish-Jugosllavinë, sidomos për interpretimet e tij në Teatrin “Atelje 212” në Beograd, ku u vlerësua si një ndër aktorët më të shquar të kohës.

Petrovci është një nga themeluesit e Teatrit Dodona dhe Shkollës së Aktrimit në Prishtinë. Në këtë rol, ai ndihmoi në formimin e brezave të rinj të aktorëve që sot përbëjnë shtyllat e teatrit dhe kinemasë në Kosovë.

Ka realizuar vepra të rëndësishme teatrore si:
“Idioti” – ku mbajti si regjinë ashtu edhe rolin kryesor;
“Dëshmitari kryesor”, “Kush më ka faj që jam shqiptar”, dhe “Guxim për vrasje” – ku spikati me regjinë dhe interpretimin e tij.

Kontributi i tij në kinematografi është po aq mbresëlënës. Petrovci ka interpretuar në mbi 50 filma, që nga vitet ‘70 deri në dekadën e fundit.

Disa prej roleve të tij më të njohura përfshijnë:
“O sa mirë” (2013) si Gazmend Berisha,
“Top je bio vreo” (2011),
“The War Is Over” (2010),
“Gomaret e kufirit” (2009),
“Anatema” (2006),
“Black Flowers” (2003),
“Gorski vijenac” (2000),
“Bolji zivot 2” (1991)

Ora 16:56
Ndarja nga jeta e aktorit dhe regjisorit Enver Petrovci, ministri Blendi Gonxhja: U prehsh në paqe mjeshtër

1758553128_gonxhe.jpg

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit e regjisorit të mirënjohur, Enver Petrovci.

Gonxhja shkruan se Petrovci ishte artist i madh e mjeshtër i artit.

“Lamtumirë Enver Petrovci!

Artist i madh, mjeshtër i artit skenik që me madhështinë e tij la gjurmë të pashlyeshme tek breza të tërë aktorësh!

U prehsh në paqe mjeshtër!”, shkruan Gonxhja.

Ora 15:44
Ndarja nga jeta e regjisorit Enver Petrovci, Rama: Aktor i jashtëzakonshëm

1758548975_EnverPetrovci.jpg

Enver Petrovci

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të aktorit e regjisorit të mirënjohur, Enver Petrovci.

"Aktor i jashtëzakonshëm, njeri i dashur dhe keqardhje e madhe…

Prehu në paqe Enver Petrofski",- shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?