Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare ish-kryetari i Bashkisë së Pukës, Ndue Cara. Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, Cara ndërroi jetë duke lënë pas një trashëgimi të çmuar si mjek dhe drejtues institucioneve publike.
Ndue Cara shërbeu si kryetar i Bashkisë Pukë në 2000-2003, ndërkohë që ishte ndër të paktët kryebashkiakë që qëndroi në Pukë edhe pas përfundimit të mandatit. Ai vijoi të kontribuonte në shërbimin shëndetësor duke vizituar pacientë edhe nga zyra e tij si kryetar bashkie.
Edhe në moshë pensioni, ai nuk u shkëput nga mjekësia, por jetës i qëndroi besnik profesionit dhe shërbimit ndaj njerëzve.
Prej afro 10 vitesh, Ndue Cara jetonte në një kontejner në zonën e thellë të Fierzës, ku ofronte ndihmë mjekësore për banorët e fshatrave të izoluara, duke u bërë simbol i përkushtimit dhe humanizmit.
Lajm në përditësim...
Komente

Njerez te tille duhet t'i kerkosh me qiri qe t'i gjesh dhe si qiri i ndrifte shpirti per punen qe ka bere dhe integritetin qe ka pasur!
PërgjigjuNjeri i thjeshte,i ndershem, te rralle per mjeket e sotem, kopetent,bashkepunues dhe burreror. Para kohe, Ngushellime familjes.
PërgjigjuKy lajmë më HIRDHËRON pa masë,pasi me Doktor CARËN kam punuar në Ish/Komitetin Ekzekutv të Rrethit të PUKËS 1972-1984. Si njeri shëmbullor dhe në detyrë si shef seksioni i SHËNDETSISË-KOPETENT-më la mbresa të mëdha në Ato vite të punës me TË. NGUSHËLLIME FAMIJES.
Përgjigju