Gjuhëtari Remzi Përnaska

Shuhet në moshën 86-vjeçare, patrioti dhe gjuhëtari i njohur Remzi Përnaska

5 Nëntor 2020, 18:25| Përditesimi: 7 Nëntor 2020, 14:24

  • Share

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare gjuhëtari Remzi Përnaska, pranë familjes në Paris.

Ai i nisi studimet në Tiranë, studioi në Moskë gjuhën turke edhe u rikthye në Universitetin e Tiranës, ku kontribuoi për 25 vite, si lektor i Sintaskës.

Më pas shkoi në Universitetin e Sorbonës, si lektor i gjuhës shqipe. Nisi punë si studiues shkencor në Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë edhe në vitet '90, shkoi sërisht u kthye ne Unv.e Sorbonës.

Ka qenë autor libarash shkollor, universitar dhe studiues i talentuar. Ka studime të shumta në fushën e sintaksës, të mofologjisë dhe të teorive gjuhësore.

Në Francë në saj të studimeve dhe botimeve shkencore, arriti të marë gradën më të lart lartë shkencore "Doktor shteti". Në 80-vjetorin e lindjes, në Universitetin e Elbasanit u vleresua me titullin "Honoris Causa".

Ka botuar "Fonetikën dhe gramatikën e gjuhës shqipe", "Gjuhësi-gjuhësore" etj. Është vleresuar me titullin "Mjeshtër i madh". Nderimet e fundit pranë Akademisë së Shkencave, nesër, e dielë, nga ora 10:00 - 11:00.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?