Novelisti Sir VS Naipaul

Kultura
Top 24

Shuhet në moshën 85-vjeçare fituesi i çmimit Nobel në Letërsi

12 Gusht 2018, 10:46| Përditesimi: 12 Gusht 2018, 10:50

  • Share

Novelisti Sir VS Naipaul, i cili fitoi çmimin Nobel në letërsi, ka vdekur në moshën 85 vjeçare. Sir Vidia, i lindur në zonën rurale të Trinidadit në vitin 1932, shkroi më shumë se 30 libra, duke përfshirë ‘A Bend in the River’ dhe kryeveprën e tij, ‘A House for Mr Bisëas’.

Naipaul ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Londër i rrethuar nga njerëzit që donte dhe jetoi një jetë që ishte plot me krijimtari të mrekullueshme. 

Krijimtaria e Naipaul
Një prej romaneve më të mirë të 50 viteve të fundit, “Qyteti bri lumit”, është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij, Indinë, për t’u shkolluar e më pas për t’u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe.

Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit. Ky libër është një manual për ndryshimin, që është i domosdoshëm në shumë shoqëri.

“Qyteti bri lumit” është historia e një trazire historike dhe e një kolapsi social. Përplasja e kulturave në Indi, vendet islamike, Afrikë, Amerikë e Jugut dhe ishujt Karaibe janë burimet që Naipaul përdor për imagjinatën e tij krijuese, në letërsinë artistike dhe në librat e tij të udhëtimeve nëpër botë, udhëtime këto aq të ngadalta në kohë, aq personale, saqë nuk mund të klasifikohen dot si libra udhëtimi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?