TIRANË- Aktori Andon Qesari është shuar pas një sëmundje të rëndë në moshën 78-vjeçare. Edhe pse, gjatë viteve të fundit ka qenë i shkëputur nga skena, mjeshtri i skenës ka lënë pas një numër të madh rolesh në teatër në kinematografi.
Lajmin e trishtë për miqtë edhe dashamirësit e ka bërë të ditur në rrjete sociale i biri, pedagogu dhe përkthyesi Edon Qesari, ku ndër të tjera shkruan se: “Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimi më i çmuar që na la”.
Artisti Andon Qesari u lind në Qeparo. Studimet e larta i kreu në shkollën shkollën “Aleksandër Moisiu”. Fillimisht nisi punë në teatërin “Petro Marko” në Vlorë, derisa u angazhua në Teatri Kombëtar si aktor edhe u emërua pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Ka luajtur në teatër shumë role, mes të tjerave “Intrigë dhe dashuri”, “Epoka para gjyqit”, “Vizita e damës plakë”, “Romeo e Zhulieta” dhe në kinematografi tek “Sekretet”, “Tingujt e harresës”, “Dashuria e fundit”, “Stolat në park”, “Tela për violinë” etj.
Vetting duhet ne te gjitha fushat e jetes ne Shqiperi.
PërgjigjuPo nga politikanet qelbet koka iliri saliu rama gjiknuri ahmetaj sidomos kta te ps u ngecte ne fyt atje ku u dhemb me shume.