Pediatri Bashkim Nezaj, i ndarë para kohe nga jeta

Sociale

Shuhet pediatri i njohur tropojan i 'Nënë Terezës'! QSUT: Dhimbje e thellë, shembull i përkushtimit dhe humanizmit

15 Maj, 15:40| Përditesimi: 15 Maj, 17:49

  • Share

Një lajm i trishtë u mësua ditën e sotme (15 maj). Ndarja nga jeta e pediatrit të njohur tropojan Bashkim Nezaj. Lajmi është njoftuar edhe nga miqtë dhe të njohurit e tij në rrjetet sociale, teksa ndanin dhimbjen e thellë për këtë ikje të parakohëshme.

Shuarja e mjekut të njohur ka tronditur jo vetëm familjen dhe miqtë, por edhe bluzat e bardha të sistemit mjekësor në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë (QSUT).

Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë tereza” në Tiranë, që e cilëson një dhimbje të thellë humbjen e doktor Nezajt, duke theksuar se “ishte shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe humanizmit”.

“Prehu në paqe, doktor Bashkimi. Kontributi yt nuk do të harrohet kurrë”, thuhet mes të tjerash në reagimin e QSUT.

Reagimi i Qendrës Spitalore “Nënë tereza” për lajmin e hidhur:

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Bashkim Nezaj.

Një profesionist i përkushtuar, një njeri i qetë dhe i dashur, një mjek që ia kushtoi jetën dhe zemrën shërbimit ndaj fëmijëve. Për më shumë se 20 vite, Dr. Bashkimi ka qenë pranë çdo vogëlushi që ka kaluar pragun e shërbimit të Pediatrisë, duke u bërë shembull i përkushtimit, humanizmit dhe profesionalizmit të rrallë.

Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njihnin e të punonin me të. Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një figurë e dashur dhe e respektuar, që la gjurmë të thella në QSUNT dhe në zemrat e pacientëve të vegjël.

Në emër të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. Prehu në paqe, doktor Bashkimi. Kontributi yt nuk do të harrohet kurrë”.

Reagimi i QSUT për ndarjen e parakohëshme të mjekut nga jeta

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • DIA Me shpetoj mbesen: 16/05/2025 16:42

    Qofsh i xhenetit Doktorr Bashkimi.Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Me shpetove femijen: 16/05/2025 16:38

    Qofsh i Xhenetit Doktor Bashkimi .

    Përgjigju
  • Monda: 15/05/2025 22:37

    Sa shpejt ike nga kjo jete o shpirt i bardhe

    Përgjigju
  • evis: 15/05/2025 21:56

    Te qofte dheu i lehte doktor ! Amin !

    Përgjigju
  • Genci: 15/05/2025 21:24

    Qofte i xhenetit ,njeri dhe profesionist shume i mire .

    Përgjigju
  • Malsori: 15/05/2025 20:38

    Ikje ne mosh te re,kjoft i parajses.

    Përgjigju
  • Ilir: 15/05/2025 17:23

    Qofsh i Xhehnetit doktor! Femijet e Tiranes Durresit Tropojes, gjithe Shqiperise, do te rriten e do te kujtojne me mirnjohje. Ikin tropojanet e rinj e te mire, e rron Tropojani me i keq i gjithe historise... kjo s'eshte e drejte.

    Përgjigju
  • Mesuesi: 15/05/2025 16:04

    Shume keqardhje.Largohen njerezit e mire....Ju lutem pyes,nese dikush e di,a eshte Doktori pjesetar i familjes se Agim Neza's ? Mesuesi

    Përgjigju
    • Bariam Memo TIFOZI NR NJË I PARTIZANIT NGA FSHATI STARJE I: 16/05/2025 07:06

      U PREHTË NË PAQE! TI RROJNË TË DASHURIT!

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?