Sipas Drejtorisë së Administratës së Zonave të Mbrojtura Kukës, vatra e zjarrit e rënë në zonën pyjore të Parkut Natyror të Monellës, në fshatin Shëmri, Njësia Administrative Malzi, është shuar plotësisht.
Me izolimin dhe shuarjen e plotë të kësaj vatre, qarku i Kukësit ka dalë nga harta e zjarreve aktive, bën të ditur Prefektura e Kukësit.
Për monitorimin deri në shuarjen e plotë, gjatë ditës së sotme u angazhuan pesë punonjës të Zonave të Mbrojtura Kukës.
Në Bashkitë Has dhe Tropojë aktualisht nuk ka situata zjarresh.
Lajmi kryesor:
48 orë nën pushtetin e zjarreve, vijon beteja me flakët në Delvinë, ndërhyn nga ajri avioni italian! Situatë e rëndë edhe në fshatin Nartë të Gramshit! 24 vatra aktive në vend
V.GJ /E.H/ReportTv.al
