Zjarri në magazinën e riciklimit në Kashar

Kronikë

Shuhet vatra në Kashar, punonjësit e sigurisë: Ja si nisi zjarri në fabrikën e riciklimit

22 Prill 2018, 19:50| Përditesimi: 22 Prill 2018, 19:53

  • Share

Vatra e madhe e zjarrit në fabrikën e riciklimit të mbetjeve është fikur, ndërsa vijon ende që të dalë tym nga plastika. Vendngjarja po kontrollohet nga ekspertët e kriminalistikës që kanë nisur hetimet për shkaqet.

Në pyetje janë marrë punonjësit e kompanisë së sigurisë së fabrikës së riciklimit. Ata kanë thënë se ndodheshin te dera e jashtme e fabrikës kur kanë parë tym në mes të fabrikës.

Gjithashtu, ata kanë shpjeguar se punëtorë nuk ka pasur, ndërsa shtojnë se kanë qenë ata që kanë lajmëruar zjarrfikësen. Por drejtori i zjarrfikëses deklaroi mesditën e sotme se kanë qenë banorët që kanë lajmuar për zjarrin dhe jo punonjësit e fabrikës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?