Kronikë

Arti në zi! Shuhet në moshën 59-vjeçare ikona e kinematografisë Xhevdet Ferri

16 Janar 2020, 18:16| Përditesimi: 17 Janar 2020, 12:46

  • Share

TIRANE - Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare aktori i mirënjohur Xhevdet Ferri pas një beteje me një sëmundje të pashërueshme, e cila e mori rrethuar nga dashuria e të afërmve të tij, bashkëshortes dhe vajzës. 

Xhevdet Ferri lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si "Dhe vjen një ditë", "Vitet e pritjes", "Gjoleka djali i Abazit", etj.

Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student. Ndërsa, i fundit ka qenë filmi “Delegacioni”,  me regji të Bujar Alimanit. Roli i paharrueshëm për shqiptarët do të mbetet ai i trimit në filmin "Përrallë nga e kaluara" krah të madhit, Robert Ndrenika.

Në 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve dega e dramës dhe më pas mbetet pedagog i mjeshtërisë së aktorit në këtë Akademi. Vazhdon karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademie. Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin më të madh si aktor ai e ka arritur në filmin artistik (rreth 13 role).

Pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në rolin e protagonistit. Deputon në vitin 1980 në "Sketerre '43" si Arjani dhe po atë vit në "Vëllezër dhe shokë" duke rënë në sy për rolin e Markos.

5 vjet më vonë në vitin 1985 do të bëhej i njohur me interpretimin e rolit të Agronit në filmin e dytë të tij "Hije që mbeten pas". Në mishërimin që i bëri figurës së Gorit në filmin tjetër "Dhe vjen një dite", me të cilin u nderua me medaljonin e festivalit, më 1986, bien në sy cilësi të tjera interpretative si natyrshmëria, qetësia dhe thjeshtësia shoqëruar nga karakteri drejtpërdrejt i të vepruarit. U dallua për një individualitet të veçantë aktoresk.

Role të tjera të spikatura për aktorin Xhevdet Ferri janë edhe ai i Artanit ne "Skëterre 43`" (1980); Pali ne "Besa e kuqe" (1982); Sandri ne "Vendimi" (1984); trimi ne "Përralle nga e kaluara" (1987); Martini ne "Treni niset ne 7 pa pese" (1988); Gjon Kadri në "Vitet e pritjes" (1990).

Me rolin e Sakos në filmin "Dasma e Sakos" (1998), Xhevdet Ferri arrin sërish në një pikë të lartë artistike të interpretimit.

Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, duke e marrë sërish këtë post në vitin 2006. Ndërsa në vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombëtar. Është specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford. Në periudhën kohore 1996 - 1998 ishte deputet i PD-se në Kuvendin popullor. Ne vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe Kryetari i pare i kësaj Shoqate.

G.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 17/01/2020 10:16

    Ngushellime publikut shqiptar qe humbi nje ikone kaq te shtrenjte. Xhevdet Ferri luajti gjithe jeten ne role pozitive dhe nuk kishe mundesi te mos pelqeje figuren e tij. Me vdekjen e ketyre legjendave te gjalla do shuhet edhe ekzistenca e kinematografise shqiptare. Plejada e te rinjve fatkeqsisht nuk kane shenjuar asgje ne kujtesen e publikut shqiptar.

    Përgjigju
  • Loti: 17/01/2020 01:55

    Po ikni ju aktoret e talentuar e po na lini ne sken ca palaço b*thezbuluar. Pse e kemi kaq zorr te bjem dakort me kte kohen e sotme ku artisti s ka pasjon, s te transmetojne asgje? Sa here i shifnim filmat e tu e ndjenim hallin e personazhit qe ti luaje(te fijet qe priten pershembull). S di te jem i trishtuar per ikjen e brezit tuaj apo i lumtur qe ne krahasim me brezat e rinj un te pakten kam pare filma me tematike familjare te luajtur nga aktore te vertet. Te qofte dheu lehte.

    Përgjigju
  • Klodi: 17/01/2020 01:04

    Legjend aktor ngushellime familjes

    Përgjigju
  • BENI: 17/01/2020 00:12

    AKTOR I madh,,ngushellime familjes e miqve,,per 50 vjet kemi nxjerre aktore shume cilesore dhe te dashur ,,nje nder me te shquarit ishte dhe ferri,,humbja eshte shume e madhe por jeta paska shume te papritura,,,qeveria ti kushtoje me shume vemendje shendetsise,,, pastertise te qyteteve dhe ndotjes,,,qe te mos semuren njerezit,,,jemi vendi me I ndotur ne Europe.....

    Përgjigju
  • arbeni: 17/01/2020 00:01

    NGUSHELLIME FAMILJES e te afermve,,ISHTE NJE AKTOR I MADH XHEVDETI ferri,,,qofte I xhenetit….XHEVDETI ISHTE PLEJADA E MREKULLUESHME E ARTISTEVE QE KRIJUAN NE DIKTATURE POR BENE FILMA QE KANE NGELUR NE MENDJEN TONE PERJETE....

    Përgjigju
  • Lui: 16/01/2020 23:23

    Kur ikin keta lloj njerezish duket sikur vertete ke humbur dike te familjes, sepse te gjithe ne jemi rritur me keta njerez dhe jane bere pjese e jetes sone. Duket sikur dhe nje pjese e jetes sone ka ikur.. Xhevdet, na le shpejt o i uruar.. Dreqi ta haje sa e keqe qenka vdekja e personave te tille.. Te kishe jetuar dhe ca per veten tende e per njerezit e tu, se ne qe nuk na ke njohur do te kemi neper filma legjende qe jane nje pasuri qe na ke lene o i madh.. LAMTUMIRE...!!!

    Përgjigju
  • Une: 16/01/2020 23:01

    Ngushellime familjes dhe te afermve. Te vjen keq qe po humbasim nje nga nje yjet e kinemase. Te qofte dheu i lehte. Te falenderojme per gjithshka i ke dhene ketij vendi. Respekte dhe mirenjohje

    Përgjigju
  • Agron: 16/01/2020 21:26

    Gjigand,fjala me e sakte. Te gjithe shqiptaret jane te prekur,humbje e madhe,shume e madhe ne rradhe te pare per familjen e kinemane si pjese e argjente e saj.

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 16/01/2020 20:00

    Lamture Gjigand!!! Aktore dhe Artist I Merituar !!!!

    Përgjigju
  • Genti: 16/01/2020 19:28

    Ngushellime! Po shuhen ngadale keto perla.

    Përgjigju
    • Ehhh: 16/01/2020 21:25

      Perlat po shuhen kurse plerat e politikaneve asnje

  • Ela: 16/01/2020 18:41

    Ngushellime familjes,vertet fatkeqesi e madhe per familjen dhe per artdashesit shqiptare.kurajo familjes ,e kujtofshin perher

    Përgjigju
  • Keli: 16/01/2020 18:36

    Lamtumire o Gjigand! Te qofte dheu i lehte! U rritem me rolet dhe cilesite qe solle ne kinematografi

    Përgjigju
    • sokol: 17/01/2020 10:14

      i paharruar kujtimi i tij

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?