Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes, alarmoi banorët pasi në zonë ka mjaft puse nafte në gjendje pune. Pas njoftimit të marrë, në ndihmë të zjarrëfikësve të Kuçovës u nisën të gjitha shërbimet zjarrëfikëse të Beratit, pasi në rrezik ishin puset dhe banesat e lagjes.
Zjarri vijoi të përparonte me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Për shkak të përhapjes në masë të zjarrit, vetëm pas më shumë se 1 ore lufte me flakët, zjarri u vu në kontroll nga shërbimet zjarrëfikëse. Tashmë zjarri është shuar totalisht, pa shkaktuar asnjë dëm në banesa e puse, ndërkohë që po mbahen në monitorim ato pak vatra që janë ende të nxehta rreth puseve të naftës. Si pasojë e zjarrit u dogjën 2 ha ferra, shkurre e kallamishte.
Komente
