Kronikë

Shuhet zjarri në Drenovë/ Shefi i zjarrfikëses në Mallakastër: Disa efektivë do qëndrojnë në zonë për të monitoruar situatën

15 Korrik, 19:35| Përditesimi: 15 Korrik, 19:46

  • Share

 

Është izoluar pasditen e sotme vatra e fundit e zjarrit në Drenovë, rreth orës 18:30. Shefi i zjarrfikëses në Mallakatër Hajri Malaj tha se disa efektivë do të qëndrojnë në zonë për të monitoruar vatrat e zjarrit. 

'Ekipet zjarrfikes analizuan situatën në terren duke konkluduar se zjarri është shuar. Megjithatë disa efektivë do të qëndrojnë në zonë për të monitoruar vatrat e zjarrit të cilat mund të riaktivizohen pasi ka ende trungje pemësh që digjen", tha ai.

Zjarri në Drenovë nisi dy ditë më parë dhe dogji mbi 100 ha pyll me pisha dhe disa ullishte. 


Lajmi kryesor:

Vijon prej 10 ditësh zjarri në ‘Liqenin e Luleve’ në Lurë, 150 ha të djegura! Shuhet vatra e fundit në Mallakastër


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?