Pylli i djegur në Gramsh

Shuhet zjarri në Gramsh, pemët shekullore bëhen shkrumb e hi! Ja çfarë lanë pas flakët

4 Gusht 2020, 08:50| Përditesimi: 4 Gusht 2020, 08:54

  • Share

Pas dy ditësh lufte me flakët, zjarrfikësit e Gramshit kanë mundur të shuajnë zjarrin në pyllin e malit të Koshnicës, njësia Skëndërbegas.

Ajo që la pas zjarri është një pamje e dhimbshme, pyjet të djegura, pemë të shkrumbuara duke krijuar një pamje të trishtë, kur nuk shikon më kurorën e gjelbër të pyjeve.

Flakët përpinë me dhjetëra hektarë pyje, pisha, pemë shekullore dhe shumë gjallesa e kafshë që pyllin e gjelbra e të gjallëruar nga jeta, e kishin shtëpinë e tyre. Sot kjo ka mbetur vetëm në fantazinë tonë, pasi pamja e mbetur është e shkretë, pa jetë.

Në këtë zonë është hera e dytë që bie zjarr dhe ka qenë i qëllimshëm. Autoritet i bëjnë thirrje njerëzve të tregohen të përgjegjshëm, pasi një gjest i vogël i pamenduar, kushton me dhjetra e qindra hektarë të djegur pyje. Në skenarin më të keq, rrezikon banesat dhe shtëpitë e banorëve.

Terreni malor, distanca e madhe, era e fort favorizuan zjarrin e rënë, por në fund gjithçka mbaroi.


Lajmi kryesor:

Shqipëria 'në flakë' nga veriu në jug! Zjarret vijojnë prej ditësh, në terren zbret dhe ushtria! Pamje me dron nga Kurora e gjelbër e Semanit (VIDEO)


//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tos.Doce: 04/08/2020 09:06

    Po si nuk i fiku zjarret komandanti i zjarrfikseve. Se ai eshte i pari neper lajme dhe gazeta

    Përgjigju
    • Ps 91: 04/08/2020 14:48

      Zjarrfiksit pa eksperience.Njeri kengetar njeri katunar njeri mekanik,komandanti bon si i zgjuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?