Shuhet zjarri në kufirin shqiptaro-grek në zonën e Leskovikut, u dogjën sipërfaqe me shkurre e ferra! Shpëtohen kurorat e pishave

11 Nëntor, 15:49| Përditesimi: 11 Nëntor, 16:12

  • Share

 

Zjarri i rënë  pranë kufirit me Greqinë, në zonën pyjore të Leskovikut, në afërsi të piramidës 17 është fikur.

Zjarri preku sipërfaqe me shkurre në territorin tonë, ku u dogjën rreth 5 dynym me ferra, shkurre dhe barishte, ndërsa shpëtuan kurorat e pishave në zonën e zjarrit.

Për të bërë të mundur kufizimin e kësaj vatre deri në fikjen totale të saj punuan forcat zjarrfikëse të bashkisë Kolonjë, punonjës të policisë kufitare dhe shërbimit pyjor.


Lajmi kryesor:

Korçë/ Shuhet zjarri në kufirin shqiptaro-grek në zonën e Leskovikut, ndihmuan efektivë të të dy vendeve! Flakët ranë te Piramida 17-të, vatra u përhap nga shteti fqinj


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?