Kronikë

Shuhet zjarri në pyllin me pisha në fshatin Gjorgos në Fier, prefekti: Është dora e njeriut patjetër

26 Korrik 2021, 15:27| Përditesimi: 26 Korrik 2021, 15:36

  • Share

FIER- Prefekti i Fierit, Baki Bala është i bindur se zjarri në fshatin e Gjorgosit është nga dora e njeriut, mirëpo nuk e specifikon nëse ky është një rast i qëllimshëm, apo jo. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Bala tha se nga përvoja shumica e rasteve është për pakujdesi, por thekson se këtë ua lë autoriteteve të hetojnë. Ndër të tjera, Bala tha se dëmi është i madh dhe se është i vështirë që të rikuperohet sipërfaqja e djegur.

“Është dora e njeriut patjetër, por e qëllimshme apo jo, këtë nuk ,und ta themi, por nga përvoja shumica e rasteve është për pakujdesi, është policia e shtetit që ta ndajë nëse është e qëllimshme apo jo. E vështirë që të rigjenerohet në total faqja e djegur”, tha Bala

Zjarri në fshatin e Gjorgos në Fier është shuar pas më shumë se 24 orësh  dhe shuarja e flakëve ka qenë e vështirë për shkak të terrenit malor, ku zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete rrethanore.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?