Anëtari i “Rithemelimit”, Tritan Shehu i ftuar në Report Tv tha se Partia Demokratike është një tren që nuk ndalet, ndërsa shtoi se njerëz si Bardhi dhe Aliebeaj nuk kanë “fuqinë” ta përçajnë PD, pasi nuk kanë asnjë rol në bazë. Kjo ishte përgjigja e Shehut për Bardhin, i cili në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” u shpreh se nuk e njeh vendimin e shkarkimit nga “Rithemelimit”, por mbetet ende sekretari i Përgjithshëm i PD.
“Unë mendoj se nuk luajnë ndonjë përçarje në PD, pasi këta persona nuk kanë ndonjë rol në bazë. PD është unifikuar dhe këtë e tregoi edhe Kuvendi i fundit, por edhe ai i datës 11. Kjo do të duket më e qartë edhe më 22 maj kur ne të zgjedhim kryetarin. Megjithatë, PD-së i duhen të gjithë, por treni nuk mund të ndalet, pasi shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje.”, tha ai.
I pyetur nga gazetari Ilir Babaramo, lidhur me arritjen e kompromisit mes dy “palëve” të PD, Shehu tha se kompromisi është pikërisht ky që po bën “Rithemelimit”, përmes procesit të votimit na bazë. Me tone ironike deputeti tha se Bardhi duhet të mbajë vulën e vjetër të PD-së në xhep dhe të rri me Aliebejan.
Zgjedhjet në bazë janë konsensuale, pasi po votohen nga njerëzit. Konsensusi është vota. Ne si “rithemelim” nuk hoqëm dhe nuk shtuam asnjë emër. Bashkimi ndodh vetëm mbi votën e lirë. Vendimet politike i merr shumica. Grupi parlamentar është instrument i rëndësishëm. Kjo nuk mund të ndodhi nga ana ligjore. PD nuk e vendosin shkresat e firmosur, vetëm anëtarësia. Bardhi le të mbaje një vulë në xhep, atë që s’është më sepse ka ndryshuar. Por PD është diku tjetër, Bardhi të rri me Aliebajn. Partitë i cakton vetëm baza.
Ik ore tritan preshi ju keni mbaruar qysh ne 97 kur ishit ne pushtet dhe i vute zjarrin shqiperise
PërgjigjuO TRITAN PRESHI më dëgjo mua 3 K Rexhep Lekën që jam Doktor Profesor Shkencëtar me 12 gjuh të huaja ti preshin e hongre në Lushnje e prap nuk zure mënd. Kur do zesh mënd ti kur të hash patllixhanin do zesh mënd ti o TRITAN PRESHI.
PërgjigjuE keqja eshte se ...nuk Ka tren dhe...nuk Ka cte eci pa u ndaluar.Jeni nje tren i shkaterruar,qe nuk niseni dot.
PërgjigjuSa i mençur eshte prof.Tritani,shume i zgjuar.I realizoi te gjithe cilesite komunistit.I kishte amanet,dhe i realizoi.
PërgjigjuSigurisht qe nuk ndalet,me Berishen /mashinist/, <<PD>> juaj eshte kthyer ne tren pa frena.Keni per t'ia pare fundin katastrofik kesaj pune.
Përgjigju